Shkencëtarët kanë arritur që për herë të parë të përshkruajnë barrierën gjak-tru në një pacient.

Skuadra nga Sunnybrook Health Sciences Centre në Toronto, kryesuar nga neurokirurgu Todd Mainprize, M.D., përdori teknologjinë ultrasound për të futur barnat kimioterapie në pacientin me tumor malinj truri. Rezultatet u verifikuan me një post procedurë duke përdorur skanim MRI.

Barriera gjak-tru shërben për të mos lejuar toksinat e ndryshme që të futen në tru. Ajo është e përbërë nga qeliza endoteliale që rrethojnë cdo enë gjaku të trurit dhe janë të vendosura ngushtësisht me njëra-tjetrën, duke mos lejuar kalimin e viruseve, baktereve, dhe toksikëve të ndryshme. Ndërkohë kjo barrierë lejon kalimin e glukozës, molekulë vitale për trurin, me anën e mekanizmave të transportit special.

Figura1Ana e keqe e kësaj barriere është se ajo bllokon kalimin edhe të shumë barnave, duke bërë që shumë nga trajtimet të mos jenë plotësisht efektive. Ka disa përjashtime, por këto barna që arrijnë ta kalojnë këtë barrierë, janë të afta të përshkruajnë edhe qeliza të tjera të trupit duke sjellë shumë efekte të padëshiruara.

Për të hapur barrierën gjak-tru, doktorët injektuan një medikament kimioterapik, bashkë me flluska të mbushura me gaz. Më pas ultrasoundi u aplikua te tumori dhe indet përreth tij, duke shkaktuar vibrimin e flluskave. Ky vibrim bëri të mundur hapjen e barrierës e në këtë formë përqendrime të larta të medikamentit arritën ta kalojnë atë.

Skuadra konfirmoi që barriera ishte hapur duke injektuar një agjentë kontrasti i padëmshëm, i quajtur gadolinium. Normalisht gadoliniumi nuk mund ta kaloj membranën, por skaneri MRi tregoi që zona në të cilën u aplikua ultrasoundi përmbante gadolinium, duke treguar në këtë mënyrë që membrana ishte hapur, tregoi Mainprize.

Figura 2

Image: Dr. Todd Mainprizeduke treguar vendin ku hap barriera.

 

Ai tha gjithashtu që kjo është një procedurë e kthyeshme, dhe barriera rikthehet në normalitet pas 24 orëve.

Javën që kaloi procedura u realizua për herë të parë në një nga dhjetë pacientët me tumor truri. 24 orë pasi hapja filloi, tumori dhe indi përreth i prekur u hoqën me kirurgji dhe u dërguan për ekzaminime laboratorike në formë që të kuptohej sa nga medikamenti kishte arritur në zonën target.

Nëse kjo provë tregon që është e efektshme dhe e sigurt, kjo metodë jo-invazive mund të revolucionojë neurokirurgjinë, dhe jo thjesht për trajtime të lidhura me kancerin, por edhe për sëmundje si Alzheimer dhe Parkinson.

Referenca:

  • http://www.iflscience.com/brain/ultrasonic-screwdriver-used-open-blood-brain-barrier-treat-tumor-first-time
  • http://www.biosciencetechnology.com/news/2015/11/blood-brain-barrier-opened-non-invasively-first-time
  • http://www.gizmag.com/ultrasound-blood-brain-barrier-world-first/40307/pictures#5
  • http://www.sciencedaily.com/releases/2015/11/151109085103.htm
  • http://www.bbc.com/news/health-34775604