Përmbledhje: Specat e kuq nuk shërbejnë vetëm për të rritur oreksin. Ato mund të jenë më të mira për ju sesa mund ta mendoni. Specat djegës  mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit të gjirit, pasi shkencëtarët zbuluan se përbërësi djegës bën që qelizat e sëmura të vetë-shkatërrohen.

Capsaicin, komponenti aktiv  që i jep specave djegës  markën e tyre  tregtare, mund të kaloj në kanale të specializuara përreth qelizave të kancerit duke shkaktuar vdekjen e tyre.

Nëna Natyrë gjithmonë na ofron ilaçin më të mirë për gjithçka. Çka është më e rëndësishëm në parandalimin dhe shërimin e kancerit malinj dhe jo-malinj. Perimet dhe frutat mbajnë në vetvete një numër molekulash aktive të afta për të shmangur kancerin. Capsaicina e pastër e pranishme ne specat djegës, pavarësisht se shkakton djegie të pakëndshme gjatë ngrënies, duket se shërben si shërim për një gamë të gjerë sëmundjesh të tilla si çmenduria, migrena, sinusiti, diabeti, kanceri, etj. Gjithashtu, studime të tjera zbulojnë se Capsaicin posedon veti anti-inflamatore, antimikrobiale dhe kundër rezistencës antibiotike. (Journal PLOS, May 2017, Nutrition & Metabolism2015)

Capsaicina është e aftë të nxisë apoptozën (vdekjen e qelizave) dhe pengon rritjen e qelizave të kancerit në shumë lloje të ndryshme të kancerit, për shembull, osteosarkoma, në  zorrën  e trashë dhe qelizat e kancerit të pankreasit, ndërkohë që qelizat normale mbesin të padëmtuara. Kur capsaicin arrin një qelizë kancerogjene, përbërësi djegës,  bashkëngjitet në buzë të qelizës, e njohur si membrana qelizore dhe kalon në një receptor të quajtur TRPV1. Gjatë eksperimenteve u vu re një  reduktim i ndjeshëm në proliferimin e qelizave pas stimulimit të capsaicinës. (Ruhr-University in Bochum, Germany, 2017)

Receptori TRPV1 është një kanal që kontrollon se cilat substanca, të tilla si kalcium dhe natrium, shkojnë brenda dhe cilat jashtë qelizës së kancerit. Kur TRPV1 është ndezur nga capsaicin, qeliza e kancerit është  lodhur  dhe fillon  të vetë-shkaterrohet. (Universiteti Ruhr në Bochum, Gjermani, 2017)

Shkencëtarët indian zbuluan se kapsaicina lidhet me membranat e qelizave kanceroze. Pastaj tërheq membranën larg, duke shkatërruar të gjithë qelizën në proces në rreth 80 për qind të rasteve. (Instituti Indian i Teknologjisë, Madras, 2015)

Ndërsa gjithnjë e më shumë qelizat e  kancerit vdesin, rritja e tumorit është parandaluar. Kjo  gjetje ishte në përputhje me rezultatet e shkencëtarëve të tjerë, të cilët demonstruan një rënie të ndjeshme në normën e rritjes së qelizave të kancerit të gjirit MCF-7 pas stimulimit të capsaicinës. (Lea weber, shkruar në revistën Breast Cancer)

Një studim tjetër zbuloi se substancat natyrore që gjenden në specat djegës  vrasin qelizat e kancerit duke i lënë të vdesin në mungesë të oksigjenit. Hulumtuesit testuan dy përbërës  në specat djegës-capsaicin dhe një përbërës tjetër të quajtur resiniferatoxin- në qelizat e kancerit të lëkurës së njeriut. Të dy përbërësit i përkasin një grupi phytochemicals natyral (phyto plant) të quajtur vanilloids. Shumica e qelizave të kancerit të lëkurës të ekspozuar ndaj njërës prej këtyre dy substancave kanë vdekur. (Gazeta e Institutit Kombëtar të Kancerit, 4 shtator 2002)

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London).  Artikulli është shkruar nga Vedat Sunguri ( Msc. Farmaci , Universiteti i Prishtines)