1.Natyra ofron një nga rritjet më të besueshme  për mirëqenien tuaj mendore dhe fizike. 
2. Ankthi, depresioni dhe çështjet e tjera të shëndetit mendor mund të lehtësohen për  disa kohë në ambjentet e jashtme – veçanërisht kur kjo kombinohet me stërvitjen. 
3. Ne e dimë se mjedisi natyror është "restaurues"dhe një ecje jashtë mund të rivendosë  vemendjen tuaj. 
Një raport i kohëve të fundit nga Natural England  (University of Essex) tregon se pjesëmarrja në aktivitete të bazuara në natyrë ndihmon njerëzit që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe mund të kontribuojnë në uljen e niveleve të ankthit, stresit dhe depresionit. Problemet e shëndetit mendor janë në rritje dhe në Angli vlerësohet se në çdo vit, së paku një në 4 persona do të përjetojnë një problem “të  konsiderueshëm” të shëndetit mendor. Raporti i ri sugjeron që kujdesi i gjelbër(në natyrë)  mund të sigurojnë një mënyrë gjithnjë e më të rëndësishme dhe me kosto efektive për të mbështetur shërbimet e shëndetit mendor.                                                                                                        Raporti fokusohet në 3 ndërhyrjet kryesore të kujdesit të gjelbër që aktualisht po ndihmojnë njerëzit në Angli që kanë probleme në shëndetin mendor:

1.kujdesi bujqësor; 2. ruajtjen e mjedisit; 3.hortikultura  sociale dhe terapeutike.

Raporti paraqet prova që tregojnë se projektet në secilën nga këto fusha tashmë po bëjnë një ndryshim në jetën e njerëzve dhe sjellin një sërë përfitimesh pozitive për ata që kanë probleme ekzistuese të shëndetit mendor. Këto përfshijnë një reduktim të depresionit, ankthit dhe simptomave të stresit, si dhe përmirësimin e simptomave të lidhura me demencën. 
Raporti gjithashtu tregon se njerëzit e përfshirë në këto lloje të aktiviteteve të kujdesit të gjelbër kanë një nivel shumë të shtuar të kontaktit dhe përfshirjes sociale; si dhe një ndjenjë përkatësie dhe arritjesh personale.
Peter James dhe një ekip në Universitetin e Harvardit botoi një studim mbi marrëdhëniet midis ekspozimit ndaj hapësirave të gjelbra dhe shkallës së vdekshmërisë. Ata studiuan 100,000 infermiere femra që jetonin në të gjithë SHBA gjatë një periudhe tetëvjeçare dhe gjetën se ata që jetonin në zonat më të gjelbra kishin një vdekshmëri më të ulët prej 12 përqind krahasuar me ata që jetonin në zonat më të ndërtuara. Për të gjetur se cilat faktorë mund të shpjegojnë këtë, ata mblodhën informacion mbi depresionin e diagnostikuar nga  mjekët  dhe medikamentet kundër depresionit. Përmirësimi i shëndetit mendor, i matur përmes niveleve më të ulëta të depresionit, u vlerësua të shpjegonte gati 30 përqind të përfitimit nga jetesa në hapësirat e gjelbra.
Pavarësisht nga moti, sado i vogël të jetë kopshti, kopshtari bëhet i ndërgjegjshëm. Duke pasur duart tuaja në fëlliqësi dhe duke përsëritur detyrat siç janë heçja dhe mbjellja,  fokuson energjinë tuaj dhe  lejon lirinë tuaj të shpëtoje nga zhurma normale e mendimeve dhe ndjenjave. 

 

COPYCIGHT:  KY artikull është pronë e We Speak Science, institut  jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare  Dr. Detina Zalli ( Harvart University)  dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London).Artikulli është përkthyer dhe përshtatur nga Dalina Perzefi.

REFERENCAT:

 https://www.vice.com/sv/article/ppveky/why-is-nature-actually-good-for-your-mental-health

http://www.businessinsider.com/scientific-benefits-of-nature-outdoors-2016-4?IR=T/#2-restored-mental-energy-2

https://www.gov.uk/government/news/connecting-with-nature-offers-a-new-approach-to-mental-health-care