Efektet e stresit në kujtesë përfshijnë aftësinë e një personi për të deshifruar  kujtesën dhe aftësinë për të marrë informacionin (Dominique et al., 1998).

Akumulimi i provimeve, vlerësimeve dhe afateve, krijon një presion të madh gjate performancës studimore.  Këto janë vetëm disa shembuj të ngjarjeve të shumta  që rezultojnë në nivele të larta të stresit në studentë.

Hulumtimi gjatë dy dekadave të fundit identifikoi se çfarë është stresi; hormonet dhe neurotransmetuesit e lëshuar gjatë dhe pas një ngjarjeje stresante.  Moduluesit kryesorë të proceseve të  mësuarit dhe të kujtesës, kur ndodhin ngjarje të mëdha stresuese, kanë implikime kritike për kontekstet arsimore dhe potencialin për të mësuar.  Stresi dukshëm dëmton rikthimin e kujtesës duke rezultuar në rrezikun e nënvlerësimit  në provime (Vogel and Schwabe, 2016).

Stresi shumë kohë përpara se të kodojë informacion e  ri dëmton formimin e kujtesës, ndërkohë që stresi pak para ose pas paraqitjes së informacionit të ri në përgjithësi rrit performancën e mëvonshme të memories.  Megjithëse, stresi para rikthimit të kujtesës pengon tërheqjen e informacioneve të mësuara më parë të cilat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në performancën në provime. Në arsim, njohuritë duhet të përditësohen shpesh nga fakte ose koncepte të reja që lidhen me njohuritë paraprake. Përveç efekteve të tij në kodimin dhe rikthimin e kujtesës, stresi duket se pengon integrimin e informacionit të ri në strukturat ekzistuese të njohurive. 

Studime të ndryshme në të gjithë globin kanë theksuar se studentët që ndërmarrin kurse profesionale, të tilla si studimet mjekësore dhe dentare, i nënshtrohen niveleve më të larta të  stresit . Stresi i tepërt potencialisht çon në probleme psikologjike si depresioni dhe ankthi. Qëllimi i studimit të tanishëm ishte vlerësimi i stresit midis nxënësve të kolegjeve të ndryshme profesionale dhe lidhjes së tij me faktorë të ndryshëm akademikë, socialë dhe shëndetësorë.

Studimi u zhvillua nga shtatori 2011 deri në shkurt 2012 midis studentëve të kolegjeve mjekësore, dentare dhe inxhinierike nga Sangli i Maharashtra, Indi  (Waghachavare et. al, 2013) duke perdorur teknika lehëtsuese në komoditet.  Madhësia e përgjithshme e mostrës ishte 1,200, me mbledhjen e të dhënave përmes një pyetësori të vetë-administruar. Analiza statistikore është bërë duke përdorur përqindjet, regresionet logjistike binare dhe regresionet logjike multinomiale.

Rezultatet:

Nga 1,224 të anketuarve, 299 (24,4%) kanë përjetuar stres. Ndër ata që kanë përjetuar stres, ata u fokusuan në fushat e mëposhtme: 115 (38.5%) studentë stomatoloëg, 102 (34.1%)të  mjekësise  dhe 82 (27.4%) në  inxhinieri.  Një analizë e të dhënave të përcaktuara ka pasur një lidhje statistikore të rëndësishme midis stresit dhe fushës së arsimit.  Pas drejtimit të një regresioni logjistik binar, rezultatet treguan se shëndeti, stili i jetesës dhe fusha e studimit ishin të gjithë faktorë parashikues të rëndësishëm për stres . (Sultan Qaboos Univ Med J 2013 Aug; 13(3): 429–436).

Përfundim:

Nxënësit nga tri fushat e studimit të testuara u ekspozuan ndaj stresit. Faktorët akademikë u zbuluan të jenë parashikuesi kryesor  dhe shkaku kryesor i stresit. Futja e edukimit për menaxhimin e stresit në kurrikulë mund të jetë e dobishme në luftimin e këtij problemi (Waghachavare et. al, 2013).

 

COPYCIGHT:  KY artikull është pronë e We Speak Science, institut  jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare  Dr. Detina Zalli ( Harvart University)  dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London).Artikulli është përkthyer dhe përshtatur nga Dalina Perzefi.

REFERENCAT:

 

Dominique, J. F., Roozendaal, B., & McGaugh, J. L. (1998). Stress and glucocorticoids impair retrieval of long-term spatial memory. Nature, 394(6695), 787.

Vogel, S., & Schëabe, L. (2016). Learning and memory under stress: implications for the classroom. npj Science of Learning, 1, 16011.        

Ëaghachavare, V. B., Dhumale, G. B., Kadam, Y. R., & Gore, A. D. (2013). A Study of Stress among Students of Professional Colleges from an Urban area in India. Sultan Qaboos University Medical Journal, 13(3), 429. 

 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3749028/

https://www.nature.com/articles/npjscilearn201611.pdf?origin=ppub