•    Memoria përkufizohet si informacioni i ruajtur në trurin tonë.  Në terma të tjerë, kujtesa është aftësia e shkëlqyer e njeriut për të ruajtur të kaluarën brenda trupit të tyre dhe për të kujtuar ngjarjet dhe informacionet edhe vite pasi ato kanë ndodhur.                                                                               
  • Kujtimet janë thelbësore për procesin e njohjes  dhe jetën në përgjithësi; pasi ato janë pjesë e vetëdijes tonë. Në thelb, kujtimet pasqyrojnë jetën tonë.
  • Ekzistojnë tre parime mbi formimin e kujtesës:

1) Magazinimi i kujtesës ndodh në faza dhe depoja e saj ri-vendoset vazhdimisht ,

2) Hipokampus dhe strukturat e saj luajnë një rol të rëndësishëm në përpunimin e kujtesës;

3) Gjurmët e kujtesës gjenden në të gjithë trurin.           

Disa njerëz e kujtojnë lehtë emrin e librit të parë që kanë lexuar ndonjëherë – pastaj ata hyjnë në një supermarket dhe e harrojnë pse janë aty. Kjo është një ilustrim i dallimit midis kujtesës afatshkurtër dhe kujtesës afatgjatë. Në terma të përgjithshëm, ruajtja e kujtesës kalon nëpër dy faza të ndryshme: memorie afatshkurtër dhe memorie afatgjatë. Krijimi i kujtesës fillon me perceptimin e tij. Ky perceptim pastaj ruhet në kujtesën afatshkurtër. Memoria afatshkurtër ka një kapacitet mjaft të kufizuar; ajo mund të mbajë rreth shtatë artikuj për jo më shumë se 20 ose 30 sekonda në një kohë (RICHARD C. MOHS). Thuhet se kujtesa afatshkurtër është një fazë e mëparshme e kujtesës afatgjatë. Sipas Ruajtjes së Artikullit, kujtesa afatshkurtër karakterizohet me harresë të varur nga gjurma – dmth, nëse informacioni nuk provohet ose përpunohet menjëherë, atëherë memoria e transformuar nga informacioni zbehet me shpejtësi dhe pika ka humbur përgjithmonë (Tim Hrenchir, Mar 2015, Newsmax). Shumica e njerëzve i referohen kujtesës afatgjatë, kur flasim për "kujtesë" në vetvete. Duket sikur memoria afatgjatë ka një kapacitet të pafund. Ju mund të mbani mend emra të panumërt, numra telefoni, ngjarje e kështu me radhë. Megjithatë, kapaciteti për të ruajtur të dhënat zhduket me kalimin e kohës. Kështu, edhe kujtesa afatgjatë mund të harrohet, ndërsa depoja në trurin tonë rimbushet vazhdimisht me informacione të reja. Kujtesa afatshkurtër dhe kujtesa afatgjatë trajtohen nga pjesë të ndryshme të trurit. Kujtesa afatshkurtër është kryesisht një funksion i lobit frontal të korteksit cerebral  (Tim Hrenchir, Mar 2015, Neësmax). Në të kundërt, informacioni i ruajtur në kujtesën afatgjatë mbahet së pari në hipokampus dhe pastaj transferohet në zonat e korteksit cerebral për ruajtje të përhershme, sipas LiveScience.

Ne mund të mendojmë për kujtesën afatshkurtër si një "enë" e përkohshme për të dhënat që duam të ruajmë në kujtesën afatgjatë, apo jo. Përforcim i kujtesës ndikohet nga faktorë të ndryshëm, si:

  • Statusi emocional – kur përjetojmë ngjarje që janë të rëndësishme për ne, përforicimi i kujtesës  afatgjatë është shumë e shpejtë. Në raste të tilla, noradrenalina luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e të dhënave.           
  •  Përsëritja – për shkak të përsëritjes, informacioni ruhet në kujtesën afatgjatë                                                
  •  Lidhja e "informacionit të ri" me "informacionin e vjetër" – metoda lidhëse është shumë efikase për të ruajtur të dhënat në memorien afatgjatë.   
  • Memoria automatike.

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Elona Xhemaili ( Universiteti i Tetovës, Master i Shkencave Farmaceutike, Maqedoni)

 

REFERENCES: