Po sikur të krijojmë neurone nga qelizat e gjakut? Kjo ishte sfida që i vunë vetes shkencëtarët e Universitetit McMaster para pesë vitesh. Pas shumë provave pa rezultat, ata më në fund ja arritën të shndërronin qelizat e gjakut në neurone të sistemit nervor qendror dhe atij periferik.

Neuronet janë qeliza të sistemit nervor, i cili mund të ndahet në atë periferik dhe qendror. Sistemi periferik komunikon me atë qendrorin dhe është përgjegjës për ndjeshmërinë nga temperatura, shtypja dhe kryesisht dhimbja.

Skuadra arriti të krijonte miliona neurone sensorialë të sistemit nervor periferik vetëm duke përdorur pak gjak të marrë nga pacienti. Ata krijuan edhe neurone që marrin pjesë në sistemin nervor qendror, vetëm duke ndryshuar sinjalet që u jepeshin qelizave.

Kërkimi i hap rrugë edhe zhvillimit të medikamenteve të targetuara. Për shembull: Kur merrni një ilaç kundra dhimbjes, ju nuk doni të keni edhe të gjitha efektet anësore qe vijnë me të, si të humbësh përqendrimin apo të ndihesh i lodhur. Ju kërkon thjesht që të iki dhimbja. Por deri tani nuk është arritur të testohet nëse një medikament ndikon vetëm te sistemi nervor periferik apo edhe te ai qendror. Skuadra shpreson që me anën e kësaj teknike ata mund ta arrijnë këtë gjë.

Kërkuesit jo vetëm që krijuan neurone nga gjaku i sapo marrë, por edhe nga gjaku i ngrirë. Kjo i lejon ata që të kryejnë studime mbi neurone që krijojnë nga gjaku i shumë pacientëve që kanë marrë pjesë në prova mjekësore. Shkencëtaret me anën e këtyre eksperimenteve mund të marrin përgjigje në çështjet e lidhura me dhimbjen dhe neuropatinë, dhe ti krahasojnë rezultatet e tyre me të dhënat nëpër rekordet mjekësore.

Kjo do të ketë një impakt tepër të madh në sëmundjet neurologjike, sepse më në fund do të arrihet të kuptohet çfarë përgjigje jep qeliza kur stimulohet me medikamente të ndryshme.

Kërkimi i hap rrugën terapisë së personalizuar mjekësore duke përdorur medikamente që janë target vetëm për dhimbjen te pacientët neuropatikë. Termi “ mjekësi e personalizuar” do të thotë të përdorësh informacionin gjenetik të pacientit për të marrë vendime në lidhje me parandalimin, diagnozën dhe trajtimin e një sëmundjeje. Kjo është ajo çfarë ky zbulim i ri po mundohet të bëj.

Referencat:

  • Imazhi i adaptuar nga: http://www.extremetech.com/wp-content/uploads/2013/09/340.jpg
  • http://www.iflscience.com/health-and-medicine/scientists-turn-blood-cells-neurons
  • http://www.sciencedaily.com/releases/2015/05/150521120919.htm
  • http://motherboard.vice.com/read/scientists-can-now-transform-blood-cells-into-neurons
  • http://www.gmanetwork.com/news/story/493434/scitech/science/scientists-convert-blood-cells-into-nerve-cells

Leave a Reply