Ritmi ‘thump –thump,thump-thump’ i të rrahurave të zemrës qe ne i dëgjojmë mund të jetë mashtruese. Për çdo të rrahur gjatë ciklit të saj, zemra pompon gjak në qarkullim dhe e tërheq prapë gjakun nga qarkullimi.

Në njërën gjysmë zemra pranon gjakun e oksigjenuar (apo venoz) të përdorur nga trupi ynë dhe me pas e dërgon atë në mushkëri për oksigjenim. Ndërsa gjysma tjetër e pranon gjakun e oksigjenuar apo arterial nga mushkëritë dhe e pompon atë në qarkullim të gjakut.

Përafërsisht i kemi 35 milion të rrahura të zemrës në vit, kurse 2.5 miliardë të rrahura gjatë tërë jetës. Këto të rrahura duhet të jenë të akorduara (sinkronizuara)në mënyrë të përpiktë, ngase çdo shmangie nga ritmi metronomik mund te çoj drejt vdekjes. Për shekuj shkencëtaret dëshironin të dinin se si zemra rrah në mënyrë të përpiktë (apo me ritëm sinkronik) edhe pse ka shumë pjesë të saj që lëvizin.

Tanimë shkencëtarët e Universitetit Mariland të Pensilvanisë pastaj asaj të Universitetit Masaschusetss, spitali Cincinati etj., kanë punuar për të gjetur proteinën e cila luan rol kyç për një mbarëvajtje tillë aq të përpiktë të të rrahurave të zemrës.

Për herë të parë është përshkruar një mekanizëm i tillë qe mund ti ndihmoj shkencëtaret në zgjidhjen e problemeve të zemrës nga te cilat vuajnë me miliona njerëz.

Ekipi përshkroi se si proteina C (apo miozine lidhëse) lejon fibrat muskulore të punojnë me ritëm të përpiktë apo sinkroni të saktë.

Për shumë vite dihej nga studiuesit se kalciumi ishte ai qe nxiste të rrahurat e zemrës, duke aktivizuar proteinat përbërëse të fibrave muskulare për tkurrje të sarkomerëve muskulore.

Ekipi gjeti se jonet kalciumit nuk janë të shpërndara njësoj (simetrike)përgjatë sarkomerës, sepse këto lirohen nga skajet e saj. Pavarësisht kësaj, sarkomerët kontraktohen në mënyrë të njëjtë. Por mënyra se si, mbetet ende fshehtësi misterioze.

Dy proteinat kontraktuese aktina dhe miozina ndihmojnë sarkomerët të shtrihen dhe tkurren. Miozina vepron si një motor i cili shtyn apo tërheq litarët e aktinës. Kurse aktina shtynë sarkomerët e më pastaj i liron ato jashtë e më pas rimbushet me gjak.

Meqë miozina çdo herë mundohet të kap (tërheq) dhe lëviz aktinën, nevojitet një mekanizëm kontrolli për të siguruar mbarëvajtjen në procesin tërheqje/lëvizje në mënyre kohore të përpiktë kur sarkomera tkurret.

Proteina C (apo cMyBP-c )e lokalizuar në qendër të sarkomerës, rregullon të dy proteinat duke i balancuar miozine-përmes ngadalësimit apo përshpejtimit të bashkëveprimit të tij me aktinën sipas nevojës-për të mirëmbajtur ritmin e duhur apo të përpiktë gjatë shtrirjes dhe tkurrjes së sarkomerës.

Studiuesit e gjetën përgjigjen në proteinën C. Kjo proteinë ishte e njohur që ekzistonte në të gjitha qelizat e muskulit të zemrës, por deri më tani roli i saj ishte i panjohur. Duke përdorur modele shtazore, hulumtuesit studiuan fiziologjinë e sarkomerës, duke matur lirimin e kalciumit dhe reaksionin mekanik te fibrave muskulare, doli që proteina C rriste ndjeshmërinë e pjesëve të sarkomerës ndaj kalciumit.

Si rezultat mesi i sarkomerës tkurrej sikurse skajet e saj, ani qe kishte më pak kalcium në mes të saj se sa në skaje. Me fjalë tjera proteina C mundësonte një tkurrje të njëtrajtshme apo simetrike.

Ekipi shpjegoi se kalciumi është si kandelë elektrike në motorin e veturës, kurse proteina C vepron si unazat që rrisin rregullin e lëvizjes së pistonave .

Studimet e mëhershme tregojnë se proteina C duhet të ketë rol në shumë sëmundje të ndryshme që kanë të bëjnë me zemrën. Në rastet më të rënda apo të këqija defektet në proteinën C mund të shpijnë drejt vdekjes për shakë të pamundësisë së pompimit të gjakut.

Ne SHBA janë 300.000 raste të vdekjes në vit nga aritmia, si nga rastet e rënda, por edhe nga ato që kontrollohen me barëra dhe stimulime elektrike.

Ekipi hulumtues mendon se ekziston mundësia që përmes modifikimit të aktivitetit të proteinës C, të mund të gjendet medikamenti adekuat për aritminë e zemrës dhe sëmundjeve tjera të zemrës.

Heart Cycle

Referencat:

  • http://health-innovations.org/2015/02/23/researchers-identify-protein-responsible-for-keeping-the-heart-beating-on-time/,
  • http://www.molecularbiologynews.org/Protein-that-Keeps-the-Heart-Beating-Identified,
  • http://blogs.voanews.com/science-world/2015/02/23/tiny-protein-keeps-heart-beating-in-time/,
  • http://www.sciencedaily.com/releases/2014/01/140113143342.htm,
  • http://www.latinoshealth.com/articles/6906/20150618/vinculin-the-secret-to-longer-life-protein-found-to-keep-heart-muscles-pumping.htm.
  • Imazhi i adaptuar nga http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/f/f5/Wiki_Heart_Antomy_Ties_van_Brussel.jpg

Leave a Reply