Ndonjëherë, besimi në vetvete është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Përveç besnikërisë, disiplinës, zemrës se mirë dhe mendjes, besimi është çelësi për të hapur të gjitha dyert. Hulumtimet kanë treguar gjithmonë rolin thelbësor qe ka besimi në vetvete në arritjen e qëllimeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve njerëzore. Në fakt, ekzistojnë shumë njerëz që janë të përgatitur dhe shumë të zgjuar, por kur vjen puna tek besimi te vetja ata ngecin, dhe është pikërisht ky fakt që i bën ata jo shumë të suksesshme.

Nga ana tjetër, njerëzit që me të vërtetë besojnë në aftësinë e tyre janë ata që përfundojnë duke qenë realisht te suksesshëm. Psikologu Albert Bandura ka studiuar rolin qe ka vetë-besimi në mënyrën se si njerëzit arrijnë të përmbushin qëllimet e tyre.

Rezultatet treguan se pikëpamja e një personi e aftësisë së tij thellësisht ka ndikuar suksesin e tyre. Nivelet e vetëbesimit gjithashtu ndikojnë në zgjedhjet e njerëzve, si për shembull aplikimi për një punë ose të ftosh dikë për darkë.

Ne të gjithë e dimë që besimi është shumë i rëndësishëm, ndaj është një këshillë e zakonshme “Je i/e sigurt”. Por a e di ndokush kuptimin e kësaj këshille? Përse kjo këshillë nuk funksionon.

Para së gjithash ne duhet të dimë se besimi në vete nuk është një gjendje shpirtërore ose një emocion i mirëfilltë i krijuar nga trupi ynë. Ne mund të krahasojmë vetëbesimin me një “etiketë” që përshkruan dhe përfshin gjendje me nivel më të ulëta të ankthit.

Kjo është arsyeja pse kjo këshillë nuk punon. – Nuk mund të jesh diçka (i/e sigurt) që nuk ekziston, diçka që është vetëm një etiketë!

Tani është e qarte! –  Vetëbesimi = ulja e niveleve të ankthit.

Pyetja tjetër mund të jetë: Si mund të ulim nivelin e ankthit??

Një metodë shumë e suksesshme për të ulur nivelin është terapia e ekspozimit.

Terapia e Ekspozimit është një lloj specifik i teknikës së psikoterapisë së sjelljes që është përdorur shpesh në trajtimin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), ankthit dhe fobisë. Terapia ndihmon pacientin të përballojë dhe të fitoje kontrollin e frikës dhe shqetësimit që është e madhe në trauma, dhe duhet të bëhet me shumë kujdes në mënyrë që të mos ri-traumatizohet pacienti.

Studimet tregojnë se 90% e të gjithë subjekteve me fobi akute mund të shërohet duke përdorur terapinë e ekspozimit.

Por, për të arritur këtë ne kemi nevojë të dimë se çfarë është duke i shkaktuar ankthin dhe për të luftuar atë gjë që shkakton më tepër ankth se të tjerët.

Kur ne duam të arrijmë një qëllim, ne jemi të fokusuar në shumë gjëra në të njëjtën kohë. Qasja në një mënyrë që shkakton një sasi minimale të ankthit dhe përsërite atë derisa të bëhet e menaxhueshme. Duhet të fillosh të fokusohesh në sasi të vogla duke u fokusuar në diçka dhe vetëm në atë gjë.

Gjëja e dytë e rëndësishme është të mësosh se si të menaxhosh veten. Menaxheri më i mirë për ty është vetja juaj, nuk duhet të varesh nga të tjerët dhe nëse nuk i beson vetës suaj, kush mendoni se do të besoj ty? Studime mbi plasticitetin e trurit tregojnë se truri ynë fizikisht ndryshon në përgjigje të përvojave të reja, modeleve dhe sjelljeve të reja të mendimit. Kjo do të thotë që ne mund ta trajnojmë veten të mendojë ndryshe rreth situatave sfiduese dhe në këtë mënyrë të kemi përgjigje me vetëbesim më të lartë.

Për këtë arsye një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e vetëbesimit është planifikimi dhe përgatitja për të panjohurën. Nëse pret gjithçka dhe je i/e përgatitur mendërisht se çdo gjë mund të ndodh, atëherë asgjë nuk mund të shkaktojë ankth ose frikë për ty. Thjesht përpiqu të jesh pozitiv dhe të pranosh jetën ashtu siç vjen. Optimizmi është besimi që të çon në arritje!

Mund të mendosh se dështimi është gjëja më e keqe që mund të të ndodhë ndonjëherë, por mesa duket kjo nuk është e vërtetë. Sipas një studimi të bërë nga Bob Galloway, profesor i inxhinierisë biomjekësore, studenti mund të ndërtoj vetëbesim duke përdorur një dështim të mëparshëm. Sepse edhe një dështim është pjesë e suksesit.

Krahasimi i vetes me të tjerët duhet të “fshihet” nga lista e gjërave që janë për t’u bërë. Çdo njeri është i ndryshëm nga tjetri dhe karakteristika të ndryshme.

Këshilla të tjera të shëndetshme në përmirësimin e vetëbesimit apo edhe ankth të ultë janë:

Ngrënia e shëndetshme: Të bësh zgjedhje të shëndetshme rreth dietës tuaj mund t’ju bëjë emocionalisht më të fortë. Do jesh duke bërë diçka pozitive për veten tuaj, gjë e cila do rrisë sadopak vlerësimin që ke për veten, pa përmendur këtu faktin që një diete e pasur ndihmon trurin dhe trupin të punojnë në mënyrë efikase.

Stërvitja: Do të jesh më i/e lumtur dhe do të ndihesh më pak i/e stresuar falë efektit pozitiv të çlirimit të endorfinës së prodhuar në trurin tuaj. Endorfrina vepron si një qetësues dhimbjesh dhe gjithashtu ndihmon në reduktimin e stresit dhe minimizimin e ankthit.

Fjetja e mjaftueshme: Një gjumë jo i plotë mund të të bëjë të ndihesh i/e irrituar dhe nervoz. Duhet të flesh më shumë, jo vetëm për të relaksuar vetën tuaj por gjithashtu për ta mbajtur trurin tuaj më të freskët dhe me të shëndetshëm.

Joga, Tai Chi dhe Qipong: Këto lloj stërvitjesh përdorin tendosjen dhe shtojnë fleksibilitetin, forcën, përqendrimin, dhe relaksimin. Joga thekson fleksibilitetin dhe forcën, ndërsa teknikat Tai Chi Qigong ndihmojnë ne rritjen e përqendrimit dhe durimit. Mund të gjesh mjaft video në YouTube për këto lloj teknikash.

Se fundmi, mos harro se askush nuk është më i mirë se ti. Mund të jesh po aq i/e mirë sa të gjithë të tjerët në qoftë se me të vërtetë e dëshiron atë. Vetëm duke besuar në veten tuaj. Direkt pasi të besojmë në veten tonë, ne mund të rrezikojmë kuriozitetin, çudinë, kënaqësinë spontane, apo ndonjë përvojë që tregon shpirtin e njeriut.

Referencat: approachhernow.com

Leave a Reply