Sëmundja e Hashimotos është një nga shumë sëmundje autoimune. Sistemi imun i atyre që janë të prekur sulmon qelizat e shëndetshme të organizmit dhe në rastin konkret target është gjendra e tiroides. Duke qenë se gjendra tiroide është përgjegjëse pë rkontrollin e shumë procese vetë organizmit tonë, sëmundja e Hashimotos padyshim që mund të shkaktojë shumë probleme.

Sipas ekspertëve, sëmundja e Hashimotos është zakonisht shkaku pas hipotiroidizmit, një gjendje që karakterizohet nga një gjendër tiroide hipoaktive.Nëse doni tëdini më shumë mbi sëmundjen e Hashimotos, që njihet gjithashtu sitiroiditi autoimun ose tiroiditi limfocitarkronik ju ftoj të lexoni vazhdimin e artikullit.

Shkaqet

Shkaku direkt i sëmundjes së Hashimotos është vetë sistemi imun i individit, prandaj dhe konsiderohet si sëmundje autoimmune. Megjithatë, mjekët nuk janë të sigurtë çfarë e bën sistemin autoimun të bjerë.Ato thonë që është kombinim i faktorëve të ndryshëm si trashëgimia dhe seksi.

Thuhet se femrat dhe individët e moshës së mesme janë më të rrezikuar për të zhvilluar sëmundjen e Hashimotos. Meqë ndikon faktori i trashëgimisë, ju mund ta keni sëmundjen e Hashimotos, nëse një i afërm i juaji ështëdiagnostikuar me të. Ekspozimi ndaj rrezatimit dhe prekja nga një tip tjetër sëmundjeje autoimune mundet gjithashtu t`ju ekspozojë ndaj një rreziku më të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Hashimotos.

Simptomat

Ne fillimet e saj kjo sëmundje mund të mos shkaktojë ndonjë shenjë osе simptomë. Është e mundur që dikush që është prekur nga sëmundja e Hashimotos të vërejë enjtje ose zmadhim në zonën e fytit, që quhet goiter. Përgjatë viteve, sëmundja e Hashimotos mund të bëjëprogres ose të përkeqësohet, duke shkaktuardëme në gjendrën tiroide dhe rënie të niveleve të hormoneve në qarkullimin e gjakut.

Shumica e simptomave të sëmundjes së Hashimotos mund të lidhen me hipotiroidizmin.

Lodhja, dobësia, ndjeshmëria ndaj të ftohtit, lëkura e thatë, fryrja e fytyrës, humbja e flokëve, gjuha e zmadhuar, depresioni dhe dhimbja e kyçeve janë disa nga këto simptoma. Duke qenë se gjendra e tiroides rregullon metabolizmin, dikush që ka Hashimoto ka tendencën për të shtuar në peshë.

Komplikacionet

Është shumë e rëndësishme që sëmundja e Hashimotos të diagnostikohet dhe të trajtohet si duhet dhe në kohë. Duke qenë se gjendra tiroide luan një mori rolesh në organizëm, kur sëmundja e Hashimotos nuk trajtohet mund të rezultojë në shumë komplikacione. Goiter, problemet e zemrës, problemet gastrointestinale dhe ato mendore janë disa nga këto komplikacione.

Sipas ekspertëve femrat shtatzëna, që kanë sëmundjen e Hashimotos duhet të marrin trajtimin e duhur për këtë gjendje. Rritja e mundësisë për të zhvilluar defekte tek fëmijët e sapolindur mund të jetë shkak i hipotiroidizmit që shoqëron sëmundjen e Hashimotos. Është e njohur tashmë ne komunitetin mjekësor që hipotiroidizmi mund të sjellë probleme në zhvillim dhe intelekt.

Trajtimi

Sëmundja e Hashimotos që nuk shkakton aq dëm në gjendrën tiroide sa të iniciojë hipotiroidizmin zakonisht nuk ka nevojë për trajtim, edhe pse duhet të ndiqet me kujdesprogresi i sëmundjes. Nëse ka impakt të konsiderueshëm në gjendrën tirode, është e mundur që dikush me sëmundjen e Hashimotos të trajtohet për gjithë jetën.

Meqë gjendra tiroide e prekur nga sëmundja e Hashimotos dështon për të prodhuar dhe sekretuar hormone të caktuara që rregullojnë disa procese të organizmit, individëve që kanë hipotiroidizëm u jepen hormone sintetike.Nëse është prezent goiteri ,që është një komplikim i sëmundjes së Hashimotos duhet të trajtohet për të zvogëluar madhesinë e tij.

Trajtimi mënyrë natyrale

Meqë sistemi tretës mund të preket nga sëmundja e Hashimotos, ndryshimet në dietë janë një nga trajtimet natyrale për këtë gjendje. Dikush që ka sëmundjen e Hashimotos duhet të largojë nga dieta glutenin dhe drithërat, duke qenë se nxisin inflamacionin. Ushqimet e shpejta dhe ushqimet me shumë  sheqer duhet të shmangen gjithashtu.

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë selenium, Vitaminë B dhe D janë shumë të mira për gjendrën tiroide, si dhe për lodhjen e depresionin. Është e rëndësishme për dikë mе sëmundjen e Hashimotos të shmangë dhe të menaxhojë stresin. Ato gjithashtu duhet të shmangin duhanpirjen, konsumimin e alkoolit dhe përdorimin e produkteve me kimikatet е dëmshme.

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Detina Zalli dhe Harmela Sinanaj ( Universiteti i Mjekësisë, Tiranë).

REFERENCAT: 

  1. http://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/hashimotos-disease/symptoms-causes/dxc-20269764
  2. http://www.webmd.com/women/hashimotos-thyroiditis-symptoms-causes-treatments#1
  3. https://www.womenshealth.gov/publications/our-publications/fact-sheet/hashimoto-disease.html
  4. http://www.wellnessbin.com/causes-symptoms-treatment-matters-hashimotos-disease/