antibiotikdheinfekione

Hulumtuesit nga Universiteti shtetëror i Washingtonit për herë të parë gjetën se si stimulimi elektrik mund të shërojë infeksionet bakteriale, duke hapur një rrugë të re alternative përpos asaj tradicionale me antibiotikë.

Hulumtuesit e përshkuan përmes rrymës një film bakterie(e njohur për rezistencë) dhe për 24 orë kjo rrymë i mbyti pothuajse të gjitha balteriet multirezistente të cilat e vështirsojnë shërimin e infeksioneve. Popullata e mbetur e bakterieve numëronte diku tek 1 në 10000, afërsisht i bie 99.99999 të bakterieve ishin shkatërruar.

Hulumtuesit po ashtu e testuan kete zbulim edhe në indet e derrit, ne te cilat  të gjitha bakterie u zhduken madje pa dëmtuar indet  përreth.

Ky hulumtim i bërë u botua në revistën shkencore online  Nature Scientific Reports.

Shkencëtarët ishin përpjekur të shërojnë plagët e infektuara përmes stimulimit elektrik për më tepër se një shekull, por rezultatet ishin konfuze. Për arsye të qarta, antibiotikët janë preferuar si metoda më efikase për sherimin e infeksioneve, por përdorimi i gjerë i tyre shpie drejt krijimit të shtameve multirezistente.

Stimulimi elektrik prodhon rezultate të përziera apo konfuze për shkak se njerëzit nuk e kuptonin natyrën elektrokimike të veprimit, thotë profesori Beyenal bashkë-autori i punimit dhe profesor në shkollën WSU Gene dhe Linda Voiland të kimise inxhinjerike dhe bio-inxhinjerike.

Shkencëtarët e shkollës WSU për herë të parë demonstruan se gjatë reaksioneve elektrokimike në sipërfaqen e elektrodës prodhohet peroksidi i hidrogjenit si dezinfektues.

“Ne kemi bërë hulumtime bazike për këtë fenomen për shumë vite dhe përfundimisht kemi arritur ta shëndrrojme në teknologji”, thotë profesori Beynesl dhe ai shton se “kjo është shumë tërheqëse”.

Hulumtuesit rregulluan apo përshtatën reaksionin dhe dizajnuan një fllaster përbëre nga fijet e karbonit përçues. Duke e lëshuar rrymën elektrike në fijet e karbonit ata prodhuan një përqendrim  të ulët dhe konstant të peroksidit të hidrogjenit që i mbyt bakteriet rezistente. Në këtë mënyrë, bakteret nuk janë në gjendje të zhvillojne rezistencë ndaj këtij trajtimi elektrokimik.

“Shumë njerëz provuan këtë metodë”, thotë profesori Beyenal. Ndonjëherë funksiononte dhe ndonjëherë nuk funksiononte. “Ne kontrolluam reaksionet elektrokimike dhe kjo është arsyeja për funksionim.”

Shkencëtarët tani kanë aplikuar për te lancuar kete metode dhe janë duke punuar për të rritur efikasitetin e pajijsjes duke e testuar atë tek një mori bakteriesh rezistente.

Referencat:

1. https://news.wsu.edu/2015/11/10/researchers-develop-antibiotic-alternative-to-treat-infections/,

2. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3776323/,

3. http://www.electrochem.org/2015/11/11/treating-infection-with-electrical-stimulation/,

4. http://www.popsci.com/dissolvable-electric-implants-developed-fight-infection.

5. http://www.massgeneral.org/about/pressrelease.aspx?id=1707.