• Trendi i ri në internet për  zbardhjen e dhëmbëve
  • A funksionon në të vërtet?
  • Çfarë rekomandojnë stomatologët?

 

Trendi i ri për zbardhjen e dhëmbëve në internet është “charcoal”. Kemi parë shumë video rreth tij, kemi lexuar përshkrime të mrekullueshme dhe madje edhe njerëz të famshëm që e rekomandojnë si një produkt i mirë për kujdesin ndaj bukurisë. Por a keni pyetur veten vallë çfarë thonë stomatologët për të? A është në të vërtet efektiv? A e rekomandojnë edhe stomatologët, apo jo? E pra le të dëgjojmë opinionet e tyre.

Charcoali aktiv ka gjetur përdorim si produkt mjekësor për më tepër se 100 vite për shërimin e sëmundjeve të ndryshme por, së fundmi doli në pah edhe si zbardhues dhëmbësh nëpër media sociale.
Gjithësesi, stomatologët nuk janë shumë të informuar për këtë metodë të zbardhjes së dhëmbëve. Ata thonë se janë akoma në hapat e parë të kërkimeve rreth përdorimit të saj, kështu që nuk janë shumë të sigurt rreth efekteve anësore që mund të ketë.
Por në fakt ky produkt a i zbardhon në të vërtet dhëmbet tuaj?!
Në të vërtet, efekti i saj nuk është zbardhja e dhëmbëve tonë, mund që të largojë njolla që janë shkaktuar nga ndonjë lloj i caktuar ushqimi, duhani ose vera e kuqe, por nuk rezulton në zbardhjen afatgjate, gjë që shumë përdorues kërkojnë dhe ju premtohet nëpër reklama.
Përdorimi i charcoal- it aktiv ose çfarë do lloj produkti tjetër për larjen e gojës që ka në përberjen e tij charcoal në mënyrë konstante mund të dëmtojë smaltin dhe prishjen e dhëmbëve sepse ka tendencë të absorbojë gjithcka që vihet në kontakt me të, madje edhe baktere të dobishme dhe medikamente.
Stomatologu Gregg Lituchy rekomandon pastë dhëmbësh me charcoal vetëm për të eliminuar njollat në sipërfaqe një herë në javë, por jo për të zbardhur dhëmbët ngaqë është thuajse e pamundur të zbardhen dhëmbët me një pastë dhëmbësh. E vetmja menyre efektive per zbardhimin e dhembeve tuaj eshte ne menyra profesionale, sepse asgje s’mund të jetë më mirë sesa një zbardhje profesional dhëmbësh.
*Charcoal-qymyr druri

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Dardana Xhemaili (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë).

REFERENCES: