Leukemia akute limfoblastike (LAL) është një forme akute e leukemive që karakterizohet nga shumëzimi (proliferimi) i qelizave të bardha të gjakut (leukociteve) të pamaturuara – limfoblasteve. Termi akute i referohet faktit që leukemia progreson në mënyrë shumë të shpejtë dhe agresive ndërsa termi limfocitike (limfoblastike) tregon që zhvillohet nga forma të pa diferencuara të limfociteve (qelizave të bardha të gjakut).

limfoma.png

 

Simptomat fillestare nuk janë specifike dhe vijnë si rezultat i mungesës së elementeve të tjerë normale të gjakut dhe si pasoje e infiltrimit të limfociteve të pamaturuara në organet e tjerë të trupit. Shenjat dhe simptomat kryesore përfshijnë:

  1. Lodhje dhe këputje
  2. Anemi
  3. Vështirësi ne frymëmarrje (dyspnea)
  4. Zmadhim i nyejve limfatike, mëlçisë dhe shpretkës.
  5. Petekia (fenomene hemorragjike të lëkurës që vijnë si pasojë e uljes së numrit të trombociteve, në këtë rast)
  6. Temperature e lartë, ethe.
  7. Djersitje profuze gjatë natës

 

Në një studim të fundit shkencëtarët po bënin hulumtime në formën më të përhapur të leukemisë akute limfoblastike, që është leukemia akute limfoblastike me precursor të qelizave B (precursor B cell ALL, or B-ALL). Ky kancer vjen si pasojë e “ngecjes” në një fazë të caktuar të maturimit të qelizave B e me pas riprodhimi i pakontrolluar i tyre. Këto qeliza janë të paafta për tu diferencuar apo maturuar në formën e tyre normale, pjesërisht si pasojë e humbjes së disa elementeve gjenetike të quajtura elemente të transkriptimit.

Elementet e transkriptimit janë proteina që lidhen në vende të caktuara gjatë sekuencës së ADN, e në këtë formë kontrollojnë përqindjen e transkriptimit të gjeneve nga ADN në mesazhuesin ARN. Këto proteina kanë specifika që disa gjeneve tua shprehin ose ndalojnë shprehjen e funksionit të tyre.

Në bazë të procedurave të eksperimentit, pasi që u ekspozuan këto qeliza me disa faktorë të transkriptimit specifik, u vëzhgua se këto qeliza ndryshuan formën e përmasës dhe morën karakteristika të një lloji të qelizave të bardha të gjakut që ka si funksion “gllabërimin” e qelizave të dëmtuara dhe materialeve të huaja nëpër trup, që njihen si makrofagët.

Grupi i shkencëtareve zbuluan se këto qeliza kishin veçori të ngjashme me makrofagët si p.sh.: eliminimi i baktereve, për më tepër kur këto qeliza u injektuan tek minjtë të cilët nuk kishin sistem imun ato nuk zhvilluan kancer.

Shkencëtarët besojnë se këto qeliza të transformuara jo vetëm që nuk do të përbejnë me rrezik për patologjinë në fjalë, por për më tepër ato do të ndihmojnë sistemin imun kundër qelizave të tjera kanceroze që mund zhvillohen në organizëm.

 

REFERENCAT:

http://en.wikipedia.org/wiki/Acute_lymphoblastic_leukemia#/media/File:Diagram_showing_the_cell_that_ALL_starts_in_CRUK_295.svg

Leave a Reply