Qelizat burimore  në gjakun e kordonit të kërthizës janë të afta të riparojnë dhe vetë-rinovojnë qelizat e dëmtuara dhe prandaj përdoren në trajtimin e problemeve të ndryshme mjekësore.

• Gjatë 25 viteve të fundit, qelizat burimore të kordonit të kërthizës janë përdorur në mbi 30,000 transplantime të qelizave burimore për të trajtuar rreth 80 probleme mjekësore (Lifecell.in, Feb 20116).

Qelizat burimore janë jashtëzakonisht të fuqishme.  Ata kanë aftësinë për të ndarë dhe rinovuar veten dhe janë të aftë të kthehen në lloje të veçanta të qelizave të specializuara – si qelizat e gjakut apo qelizat nervore. Qelizat burimore në kordonin e kërthizës përdoren në trajtimin e problemeve të ndryshme mjekësore.  Në ditët e sotme, terapia e qelizave burimore të kordonit kërthizor përdoret në shumë studime  klinike dhe studime kërkimore për të trajtuar pacientët dhe për të kuptuar mekanizmin e sëmundjes , për të siguruar terapi më të mira.  Gjaku i kordonit umbilikal përdoret për të trajtuar fëmijët me sëmundje të ndryshme të gjakut që nga viti 1989 (eurostemcell.org), dikur hidhej, nuk perdorej, por tani dihet se është një burim i dobishëm i qelizave burimore të gjakut.

Gjatë 25 viteve të fundit, qelizat burimore të kordonit umbilikal janë përdorur në mbi 30,000 transplantime të qelizave burimore për të trajtuar rreth 80 kushte mjekësore. (Lifecell.in, Feb 20116).

Me aprovimin  e prindërve, gjaku mund të mblidhet nga kordoni umbilikal së një foshnjeje  menjëherë pas lindjes. Ai përmban qeliza burimore hematopoietike (gjak): qelizat e rralla që  zakonisht gjenden në palcën e kockave.

Qelizat staminale hematopoietike (HSCs) mund të bëjë çdo lloj qelize në gjak, qelizat e bardha dhe trombocitet.  Ata janë përgjegjës për mbajtjen e prodhimin  e gjakut gjatë gjithë jetës sonë.  Ato janë përdorur për shumë vite në transplantet e palcës së kockave për të trajtuar sëmundjet e gjakut. Aktualisht qelizat burimore të gjakut të kordonit umbilikal  përdoren  për të trajtuar një sërë çrregullimesh  në gjak  dhe probleme  të sistemit imunitar siç janë leukemia, anemia dhe sëmundjet autoimune (stemcellsaustralia.edu.au).

Ka pasur disa raporte që sugjerojnë se gjaku i kordonit mund të përmbajë lloje të tjera të qelizave burimore të cilat mund të prodhojnë qeliza të specializuara që nuk i përkasin gjakut, të tilla si qelizat nervore (eurostemcell.org).

Ky trajtim rezulton të jetë shumë efektiv, kështu që ka mbi 130 banka gjaku të kordonit  në 35 vende (eurostemcell.org).   Ato rregullohen nga qeveritë dhe i përmbahen standardeve ndërkombëtare të sigurisë, cilësisë dhe etikës.

 

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Elona Xhemaili ( Universiteti i Tetovës, Master i Shkencave Farmaceutike, Maqedoni)

REFERENCAT:

 

•             https://www.sciencedaily.com/releases/2017/09/170926162309.htm

•             http://www.stemcellsaustralia.edu.au/About-Stem-Cells/FAQ/What-are-umbilical-cord-stem-cells-.aspx

•             https://www.eurostemcell.org/cord-blood-stem-cells-current-uses-and-future-challenges

•             https://www.lifecell.in/blog/what-are-uses-umbilical-cord-blood-stem-cells-today

•            https://www.viacord.com/why-bank/how-stem-cells-work/