Shkencëtarët gjithmonë shkruajnë në lidhje me përfitimet që çaji jeshil ka; mjekët e përshkruajnë atë si një antioksidantë të mrekullueshëm që ndihmon shumë për të humbur peshë . Megjithatë, herën tjetër që do të blini çaj jeshil, përpiquni të jeni më të kujdesshëm. Një vajzë 16 vjeçare është bërë objekt i një rasti të ri studimi të publikuar në revistën BMJ Case Reports. Ajo u ankua tek mjekun me marrje mendsh, të vjella, dhimbje stomakut dhe dhimbje kyçesh. Mjeku fillimisht mendoi se kishte një infeksion të traktit urinar dhe ajo u dërgua në shtëpi me antibiotikë. Pas dy ditë, kushtet e saj ishin përkeqësuar dhe ajo shkoi në departamentin A& E të Spitalit Universitar në Birmingham. Edhe pse ekipi i emergjencës mjekësore kishte diagnozën e qartë (ata e kuptuan menjëherë se bëhej fjalë për hepatit), ata nuk mund të kuptonin shkakun.

Vajzë e re tha se ajo nuk kishte konsumuar alkool apo droga të tjera, ajo nuk ishte shtatzënë dhe nuk kishte pasur ndonjë transfuzion gjaku. Vetëm kur vajza përmendi pirjen e më shumë se tri gotave të çajit të gjelbër në ditë, ekipi filloi të bëjë disa përparime në të kuptuarit e tërë situatës. Pasi shkaqet virale dhe autoimune të hepatitit u përjashtuan përmes testeve të mëtejshme, mjekët e saj rekomanduan që ajo të ndalonte konsumimin e çajit. Dhe menjëherë vajza filloi të ndihej më mirë. Mjekët deklaruan se njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga çaj jeshil, pasi ai është një antioksidantë i mire për organizmin. Problemi me vajzën ishte se çaji jeshil që ajo porositi online ishte i përpunuar dhe në të ishin shtuar kimikate apo pesticide të tjera të përdorura në rritje e pemës së çajit, të cilat kishin shkaktuar hepatitin.

Në fund, mjekët theksuan se ju duhet të jeni të kujdesshëm kur të porosisni çaj online. Këshilla e tyre e përgjithshëm është: të filloni të lexoni përbërësit në kuti, këshillë kjo jo vetëm për çaj jeshil!

Referencat:

  • http://abcnews.go.com/Health/teen-girl-develops-hepatitis-drinking-green-tea-bought/story?id=34045993
  • http://www.iflscience.com/teenage-girl-may-have-developed-hepatitis-green-tea-bought-online
  • http://www.telegraph.co.uk/news/health/news/11889750/Teenage-girl-develops-hepatitis-after-drinking-too-much-green-tea.html
  • http://www.dailymail.co.uk/health/article-3247325/Teenager-drank-three-cups-green-tea-day-develops-hepatitis-turns-YELLOW-liver-damage.html
  • http://www.biospace.com/news_story.aspx?StoryID=392758&full=1
  • https://www.yahoo.com/health/how-one-girl-got-hepatitis-from-drinking-green-tea-154155276.html
  • http://www.techtimes.com/articles/88334/20150927/teen-who-drank-too-much-green-tea-develops-hepatitis-and-turns-yellow-because-of-liver-damage.htm
  • http://timesofkabul.com/497/after-drinking-green-tea-bought-online-a-girl-got-hepatitis

Leave a Reply