nnNjë studim i ri ka zbuluar se ADHD dhe obeziteti janë të lidhur

Sipas patologjisë neurologjike çrregullimi i mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) momentalisht konsiderohet si një sindromë kronike për të cilën ende nuk ka kurim mjekësor.

Personat që vuajnë nga ADHD kanë problem me vëmendjen (nuk arrijnë të përqendrohen), aktivitetin e lartë dhe veprime të çastit të cilat mund të ndikojnë në bashkëveprimet e tyre sociale, rezultatet në punë ose shkollë dhe tek vetëvlerësimi. Studimet shkencore sugjerojnë që ky çrregullim i vëmendjes mund të jetë i lidhur me një tjetër çrregullim gjatë fëmijërisë- obezitetin.

Një studim i ri vëzhgoi lidhjen mes ADHD dhe zhvillimit të obezitetit gjatë fëmijërisë. Edhe pse shumë studime të mëparshme kanë propozuar hipotezën e një lidhje të mundshme midis obezitetit dhe ADHD, ky është studimi i parë i bazuar në ekzaminimin e popullsisë. Ky studim vëzhgoi lidhjen mes moshës dhe seksit të pacientëve me ADHD. Studimi u publikua në Zbulimet e Mayo Clinic dhe u financua nga Projekti i Epidemologjisë së Rochester dhe Institutit Nacional të Shëndetësisë.

Subjektet e studimit përfshinë 336 pacientë me çrregullimin ADHD që nga fëmijëria, dhe u krahasuan në bazë të seksit dhe moshës me 665 individë që nuk kishin ADHD- që të gjithë të lindur gjatë periudhës 1976 deri në 1982 (N=5718). Gjatësia, pesha dhe masat e trajtimeve stimuluese u morën retrospektivisht nga të dhënat mjekësore të dokumentuara nga 1 Janari 1976 deri me 31 Gusht 2010. Lidhja midis ADHD dhe obezitetit në pacientët me ADHD, u bë duke përdorur teknikën Cox (Teknika Cox është një teknikë statistikore që eksploron lidhjen midis dy variablave).

nnn

Studimi gjeti një lidhje statistikore domethënëse midis femrave me ADHD dhe zhvillimit të obezitetit. Femrat e diagnostikuara me ADHD gjatë fëmijërisë ishin dy herë më të prirura tëshfaqnin obezitet sesa femrat që nuk kishin ADHD. “Femrat me ADHD kanë rrezik që të shfaqin obezitet në moshën madhore, por ilaçet stimuluese për trajtimin e ADHD nuk duket se e rrisin rrezikun” ka thënë autorja kryesore Dr. Kumar, pediatre dhe kërkuese shkencore në Qendrën studimore të klinikës Mayo për fëmijë.

Edhe një tjetër studim ka supozuar që ekziston një lidhje midis obezitetit dhe ADHD. Ata kanë gjetur se lidhja midis këtyre çrregullimeve është dopamina. Është vëzhguar që në të dyja çrregullimet dopamina luan një rol kryesor duke lidhur ADHD-në me obezitetin. Studiuesit Benjamin Charles Campbell dhe Dan Eisenberg kanë treguar se niveli i dopaminës në tru rritet kur ushqimi është i pranishëm, edhe nëse personi nuk është duke ngrënë. Niveli i lartë i dopaminës është i lidhur me sistemin shpërblyes në tru dhe shkakton ndjenja lumturie. Mbiushqyerja aktivizon rrugët e prodhimit të dopaminës duke u bërë kështu një veprim i pëlqyeshëm. Pacientat me ADHD kanë nivele të ulëta dopamine dhe duket se ata përdorin ushqimin si një mënyrë për të arritur kënaqësi dhe rritje të nivelit të dopaminës. Nga ana tjetër, mbiushqyerja mund të shkaktojë obezitet nëse nuk mbahet nën kontroll.

Të dyja këto studime inkurajojnë pacientët me ADHD që të angazhohen në një stil jetësor të shëndetshëm siç janë konsumimi i ushqimeve të shëndetshme dhe aktivitetet fizike të vazhdueshme, të cilat ndihmojnë në parandalimin e obezitetit.

Referencat

• Roxana L. Aguirre Castaneda, Seema Kumar, Robert G. Voigt, Cynthia L. Leibson, William J. Barbaresi, Amy L. Weaver, Jill M. Killian, Slavica K. Katusic. Childhood Attention-Deficit/Hyperactivity Disorder, Sex, and Obesity. Mayo Clinic Proceedings, 2016;
• Charles, Benjamin C. and Dan Eisenberg. Obesity, Attention Deficit-Hyperactivity Disorder and the Dopaminergic Reward System. Collegium Antropologicum, March 2007
• Pagoto, Sherry L. et al. Association Between Adult Attention Deficit/Hyperactivity Disorder and Obesity in the US Population. Epidemiology, March 2009.
• <www.sciencedaily.com/releases/2016/02/160204084951.htm>.
• Imazhet u importuan nga:
http://www.globalhealingcenter.com/natural-health/20-health-conditions-that-mimic-adhd/
http://www.policyinnovations.org/ideas/commentary/data/003892