Dermatiti atopik apo ndryshe i njohur me emrin ekzemë, është një inflamacion i lëkurës. Karakterizohet me kruarje, skuqje, vezikula dhe njolla apo shenja bezdisëse në lëkurë. Shkaktari i kësaj sëmundjeje nuk dihet. Mendohet se shkaktarë mund të jetë ndonjë defekt i sistemit imunitar në raport me lëkurën. Ekzema në disa raste lidhet me astmën, apo mund të shkaktojë astmën, sëmundje poashtu imunodeficitare.

Duke ditur se lëkura është organi më i madh në trupin tonë dhe është më së shumti në kontakt me faktorë të ndryshëm ambiental, shume sëmundje mund ta godasin atë.

 

Figure 1

 

Lëkura është pengesa e parë mbrojtëse, poashtu në luftë të vazhdueshme kundër lëndimeve të jashtme, pastaj e ndikuar nga faktorët gjenetik apo te brendshëm si dhe ata ambiental apo të jashtëm, por për të kryer rolin e saj mbrojtës e fiziologjik, duhet të jetë në gjendje të rregullt. Mirëpo te sëmundja e ekzemës apo dermatit atopik ky rol i saj çrregullohet.

Shkaktari kryesore gjenetik për ekzemë është gjetur nga studiuesit, duke shpirë drejt gjetjes së barit kundër ekzemës.

Hulumtuesit e Universitetit Oregon gjetën se arsyeja kryesore e kësaj sëmundje me simptoma si skuqja, kruarja e tharja e lëkurës ishte keqfunksioni apo  çrregullimi i  rolit të proteinës Ctip2.

Në studimet e reja ata gjetën se Ctip2 inhibon prodhimin e proteinës TSLP apo proteinës cytokinine inflamatore e cila shkakton inflamacionet gjegjëse.

Nivelet e proteinës TSLP, të paidentifikuara apo detektuar në lëkure ishin 1000 herë më te larta në kafshët laboratorike të modifikuara gjenetikisht të cilat nuk prodhonin Ctip2 në lëkurë. Poashtu mungesa apo prodhim i pakët i Ctip2  mund të shkaktoj inflamacion ekzemik.

Ishte e njohur se Ctip2 kontrollon yndyrërat lëkurore për ta mbajtur lëkurën e shëndoshë dhe te hidratuar, por shkencëtarët gjetën se ky rol i proteinës Ctip2 çrregullohet dhe shpie drejt simptomave të inflamacionit ekzemik.

Ekzema shkakton humbjen e dukshme të lëngjeve në lëkure, duke lejuar depërtimin e alergjenëve.

Këto të gjetura të  publikuara në  revistën shkencore PLOS ONE, mund të jenë një rrugë e re në gjetjen e shërimit për sëmundjen e ekzemës e cila vështirë shërohet dhe deri më tani ende nuk është gjetur bari për shërimin e saj.

Arup Indra, profesoreshë në kolegjin farmaceutik të OSU, mendon se këto studime treguan se Ctip2- joadekuate e redukton nivelin e yndyrave në lëkure, të cilat yndyra janë me rëndësi për shëndetin, mbrojtjen dhe ushtrimin e rolit të lëkurës si organ funksional.

Poashtu kemi edhe rritjen e ekspresionit te gjeneve që shkaktojnë ekzemë dhe dermatit atopik kur bie niveli i proteinës Ctip2, kjo më pas shkakton krijimin e proteinave inflamatore.

Si rezultat e këtyre ndryshimeve në proteinën Ctip2 dhe në bazën gjenetike, kemi një rënie të rezistencës së lëkurës, ngase proteina Ctip2 nuk e luan rolin e saj natyral.

Ekzema me simptomat e saj karakteristike mendohet se prekë afro 20 përqind të fëmijëve shkollorë dhe 10 përqind të të rriturve.

Hulumtimet në lidhje me ndikimin e alergjenëve dhe ushqimit në ekzemë janë në vazhdim e në rritje e sipër.

Dermatiti mendohet se lidhet edhe me sistem imunitar, por hulumtime tilla nuk janë bërë ende. Trajtimi i tanishëm bëhet me lagështues (apo hidratues) lëkuror për mbrojtjen e lëkurës dhe ne disa raste serioze edhe me steroide, por steroidet kane efekte të shumta anësore.

Disa forma të ekzemës largohen vetvetiu nga trupi gjatë moshës madhore, por disa tjera mbesin edhe gjatë tërë jetës.

Studiuesit mendojnë se gjetja e shkaktarit gjenetik të ekzemës është një hap afër gjetjes së  barit për shërimin e ekzemës, por duhet ende punë në gjetjen e shkaktarit apo gjenit përgjegjës për ekzemë, ku fikja e gjenit përgjegjës për sëmundje apo aktivizimi i gjenit i cili na mbron kundër ekzemës do ishte një zgjidhje adekuate për sëmundje.

Referencat:

  • http://www.nih.gov/researchmatters/january2013/01142013atopic.htm,
  • http://oregonstate.edu/ua/ncs/archives/2012/dec/researchers-discover-genetic-basis-eczema-new-avenue-therapies
  • http://www.dailymail.co.uk/health/article-2256521/Hope-eczema-sufferers-scientists-discover-malfunctioning-protein-known-Ctip2-makes-skin-dry-scaly-paving-way-new-treatments.html,
  • http://elimiaskin.com/eczema-protein-known-ctip2/,
  • http://www.hngn.com/articles/930/20121222/specific-protein-deficiency-skin-lead-eczema.htm.

Leave a Reply