downloadAutizmi, ose siç mund ti referohemi më mirë si çrregullim i spektrit mendor, është një tërësi  çrregullimesh që përfshihen në zhvillimin e trurit. Këto çrregullime janë të lidhura zakonisht me vështirësi në komunikim, në çështjet sociale si dhe sjellje të përsëritura. Një fakt interesant në lidhje me autizmin është  sasia  në masë jo normale e zhvillimit të trurit brenda dy viteve të para të jetës së fëmijës.

Kohët e fundit, një studim i ri hodhi dritë mbi arsyen se përse ka një rritje të tepërt të trurit në fëmijët autik. Duke përdorur qelizat e lëkurës, hulumtuesit ishin në gjendje  që me anë të teknikave të izolimit të qelizave staminale të krijonin neuronet e fëmijëve të prekur me autizëm,  dhe kështu të studionin për të zbuluar patologji të ndryshme në krahasim me fëmijët e paprekur me autizëm. Teknologjia me qeliza staminale mund të ndryshojë duke nisur  nga lloji i qelizave staminale që janë përdorur  si dhe për çfarë trajtimi është përdorur.  Llojet e ndryshme të këtyre qelizave përfshijnë ato embrionale, ato pluripotente të induktuara si dhe qelizat staminale të indeve. Teknika e përdorur në këtë studim bëhet duke marrë mostrat e qelizave të lëkurës, përzierjen e tyre me kimikate dhe krijimin e qelizave staminale pluripotente të induktuara të cilat i japin jetë neuroneve.

Rezultatet e këtij studimi dhanë një përgjigje befasuese.  Së pari, qelizat prekursore neuronale, që rrjedhin nga qelizat staminale të pacientëve me autizëm, kanë një ritëm shumë më të shpejtë zhvillimi se sa ato pa autizëm. Kjo supozohet  të jetë një mosfunksionim i procesit normal të ndarjes qelizore në tru. Së dyti, këto qeliza staminale që rrjedhin nga pacientët me autizëm u vunë re që reagojnë ndryshe nga ata pa autizëm, gjë që con në përfundimin se neuronet duket të jenë të dëmtuara.

Për të luftuar këto mangësi, studiuesit përdorën faktorin e rritjes së insulinës ( Insulin Growth Factor – 1 (IGF-1 ), i cili zakonisht përdoret për rritjen e funksionit të hipofizës, kur kemi mangësi në hormonin e rritjes, si dhe në shumë raste të tjera. Aplikimi i IGF-1 u bë me qëllim që të rriste lidhjen e neuroneve ndërmjet tyre, një tjetër funksion ky i njohur për  IGF-1.

Rezultatet pozitive të këtij studimi mund të çojnë në të ardhmen drejt terapisë  me IGF-1 në pacientët me autizmëm, për të rritur kështu ndërveprimin e këtyre neuroneve të dëmtuara. Testimi i mëtejshëm është i nevojshëm, por në qoftë se rezultatet pozitive do të vazhdojnë të vijnë, terapia me IGF-1 në pacientët me autizëm mund të çojë në rritjen e aftësive njohëse.

 

Referencat:

  1. https://www.sciencedaily.com/releases/2016/07/160707151123.htm
  2. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/15362165
  3. https://www.autismspeaks.org/what-autism
  4. http://www.nimh.nih.gov/health/topics/autism-spectrum-disorders-asd/index.shtml
  5. http://www.eurostemcell.org/factsheet/stem-cell-research-therapy-types-stem-cells-and-their-current-uses
  6. https://labtestsonline.org/understanding/analytes/igf1/tab/test/
  7. http://www.autismlearningfelt.com/wp-content/uploads/2010/07/Baby-Autism.jpg (Figura)