Çrregullimet mendore janë probleme shëndetësore të rrezikshme që prekin një numër më të lartë amerikanësh se sa të gjitha format e kancerit së bashku. Bazuar tek NIMH rreth 2.2 milion njerëz në USA vuajnë nga çmenduria. Çmenduria është një problem kronik i rëndë mendor që ndikon tek natyra e mendimeve të një personi, mënyra se si ndihet dhe se si sillet. Njerëzit që vuajnë nga çmenduria shfaqin simptoma si iluzione, mungesë përqëndrimi dhe motivimi, haluçinacione, nuk flasin shumë dhe mund të duken sikur janë në një botë tjetër.

Edhe pse nuk ka ende një kurë për ta trajtuar çmendurinë, studimet kanë zbuluar trajtime të reja dhe më të sigurta. Shkencëtarët e kanë ditur që kohë më përpara se ky çrregullim ka një komponent të madh gjenetik dhe ata besojnë se shumë gjene së bashku kontribojnë në patologjinë dhe sensibilitetin e skizofrenisë dhe se nuk është vetëm një gjen plotësisht i përgjegjshëm për shkaktimin e këtij çrregullimi.

Mosbalancimi i disa neuro-transmetuesve në tru ndikon shumë në zhvillimin e çmendurisë. Një studim që u publikua në Biological Psychiatry (Psikiatrinë Biologjike) studioi densitetin e neuro-transmetuesve në trurin e skizofrenikëve. Disa prej neuro-transmetuesve që u studiuan ishin GABA, që përfshihet në sinjalet kimike midis trurit dhe sistemit nervor, glutamate, që paraprin GABA-n dhe ka rolet kryesore në tru në përcjellje sinjalesh dhe frenimin e tyre, dhe glutamina.

Ata përdorën spektroskopi me rezonancë magnetike (spektroskopia MR krahason përbërjen kimikale të indeve normale me ato abnormale) për të studiuar 21 pacient të diagnostikuar me skizofreni, 23 persona të shëndetshëm, që ishin kushërinj të parë me individë që vuanin nga skizofrenia dhe 24 individ të shëndetshëm, që nuk kishin lidhje gjaku me skizofrenikë. Masat e Glu, Gln dhe GABA u moren prej pjesës kortikale dhe subkortikale të trurit në ganglian qendrore (nyjë nervore) dhe në shtresën e zverkut të trurit.

thumbnail_brain image                                                                  Skaner anatomik i trurit të një pjesëmarrësi

Rezultatet e këtij studimi treguan se skizofrenikët kishin nivele më të ulta të GABA-s kortikale në krahasim me pjesëmarrësit e tjerë në këtë studim. Ky zbulim sugjeron se ndryshimet në nivelin e GABA-s tek skizofrenikët janë të lidhura ose me fazën e sëmundjes, ose me efektet e ilaçeve.1 Përveç GABA-s, glutamata kortikale kishte nivele më të ulëta tek individët e prekur krahasuar me individët normal. Ky fakt sugjeron se ndryshimet në nivelin e metaboliteve glutamargjike (substanca të nevojshme për metabolizmin) janë të lidhura me prirjen për sëmundje.1 Rezultatet e këtij studimi nuk gjetën ndonjë ndryshim në ganglian qëndrore midis individëve të shëndetshëm dhe atyre skizofrenik.

Këto zbulime u japin shkencëtarëve një ide se cilat lloj sistemesh duhen studiuar për të gjetur kura të reja dhe më të sigurta për këtë sëmundje shkatërruese.

 

Referencat:

  1. Katharine N. Thakkar,Lara Rösler,Jannie P. Wijnen,Vincent O. Boer,Dennis W.J. Klomp,Wiepke Cahn,René S. Kahn,Sebastiaan F.W. Neggers. 7T proton magnetic resonance spectroscopy of GABA, glutamate, and glutamine reveals altered concentrations in schizophrenia patients and healthy siblings. Biological Psychiatry.2016
  2. Marsman, A., van den Heuvel, M.P., Klomp, D.W., Kahn, R.S., Luijten, P.R., and Hulshoff Pol, H.E.Glutamate in schizophrenia: a focused review and meta-analysis of (1)H-MRS studies. Schizophr Bull.2013; 39: 120–129.Print.
  3. Moghaddam, B., Adams, B., Verma, A., and Daly, D. Activation of glutamatergic neurotransmission by ketamine: a novel step in the pathway from NMDA receptor blockade to dopaminergic and cognitive disruptions associated with the prefrontal cortex. J Neurosci. 1997; 17: 2921–2927. Print.
  4. http://www.iflscience.com
  5. http://www.nimh.nih.gov