Kanceri është sëmundje me shumëzim, proliferim dhe rritje të pakontrolluar të qelizave për shkaqe të ndryshme patologjike, kurse malaria është sëmundje infektive e shkaktuar nga llojet e ndryshme të parazitit Plasmodium.

Studimet e fundit tregojnë se gazi helmues CO mund të bëjë kthesë të madhe në terapinë kundër kancerit, ngase përmes ngadalësimit të proliferimit të qelizave kanceroze rrit efikasitetin terapeutik të barnave antitumorike.

Edhe pse CO është gaz helmues ka gjetur një mori te gjerë aplikimesh kundër sëmundjeve me baze anti-inflamatore se bashku me gazin sulfohidrik H2S dhe gazin nitrik NO.

Përmes dozimit të ngadalësuar, të kujdesshëm e të kontrolluar gazi CO jo vetëm që imiton barnat kemoterapeutike, por edhe ia rritë efikasitetin e tyre si p.sh Doxorubicines dhe Campotecines së përdorur kundër kancerit, ashtu që kemi një rritje prej 1000 herë të këtij efikasiteti krahasuar me terapinë e vetmuar.

Me rëndësi është se vetëm qelizat kanceroze shkatërrohen, kurse ato te shëndosha nuk preken e që paraqet një përparësi shumë të mirë të kësaj terapie.

Qelizat kanceroze e sigurojnë energjinë përmes rrugëve metabolike alternative, falë efektit te quajtur Warburg e cila ju mundëson proliferimin, rritjen dhe shpërndarjen e shpejtë të tyre.

CO në fakt ka efekt anti-Warburg duke ua pamundësuar sigurimin e energjisë qelizave kanceroze, përmes ndikimit në frymëmarrjen qelizore e cila shkakton tejlodhje të tyre.

Anën tjetër CO po ashtu rritë efektin e barnave kundër malaries, përmes rolit mbrojtës të tyre.

Shkencëtarët lidhje me këtë kanë shpikur një substancë të re e quajtur ALF-42 e cila liron CO në mënyrë të ngadalësuar dhe kontrolluar, ashtu që duke mos ndikuar në transportin e oksigjenit nxit ekspresionin e enzimës hem –oxygenase e cila është përgjegjëse për mbrojtje, duke zvogëluar kështu nivelin e hemit e cila ndikon ne uljen e sintezës se koenzimës hemozoine, duke ia pamundësuar kështu mbijetesën e parazitit të malaries.  

Referencat:

  • http://aac.asm.org/content/56/3/1281.full
  • http://www.medicaldaily.com/carbon-monoxide-makes-chemotherapy-1000-times-more-effective-mouse-model-cancer-264466
  • http://www.medicaldaily.com/carbon-monoxide-makes-chemotherapy-1000-times-more-effective-mouse-model-cancer-264466 
  • http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S1590865813006956
  • http://cancerres.aacrjournals.org/content/73/23/7009.abstract

Leave a Reply