Të gjithë thuajse çdo ditë përdorim plastikën, qoftë si ambalazh për ushqimet tona ditore, si qese për të mbajtur gjërat, apo si përbërës i mjetëve tona të punës, mësimit etj. Por a jemi të vetëdijshëm se ku shkon e tërë ajo sasi e madhe e cila hidhet nëpër depot e ndryshme? Një pjesë ricikliohet, por jo e gjithë plastika është e llojit të riciklueshem. Për fat të keq pjesa më e madhe mbetet vërdallë nëpër ambjentin tonë jetësor dhe ç’është me e keqja ajo vësthirë shpërbëhët. Por a mbetet me kaq? Jo.

Nëpër të gjithë planetin tonë notojnë copëza të vogla plastike në oqeane, detëra dhe ujin tonë të pijshem. Këto paraqesin një rrëzik të madh dhe mund të bartin shumë substanca toksike të cilat i fusin në zinxhirin ushqimor duke ndryshuar, por edhe duke shkatërruar ekosisteme të tëra.

Depozitimet më të mëdha të mbeturinave gjenden në paqësorin verior, ku llogaritet se ekzistojnë rreth 3 milion tonë mbeturina ndër të cilat një sasi e madhe plastike. E gjithë kjo shtrihet në një sipërfaqe prej 15 milion km².  Nga hulumtime të vazhdueshme është gjetur se këto mbeturina nuk mbetën vetëm në madhësi makroskopike të cilën ne e shikojmë me sy, por duke vëzhguar me mikroskop vërehen copëza plastike me madhësi mili- dhe mikrometrike.Ndër të parët që ka verejtur këtë fenomen ishte hidrobiologu Richard Thompson nga Universiteti i Plymouth, i cili bëri krahasime me mostrat nga ujërat e Atlantikut të Veriut  të vitit 1980 dhe 1990 me ato të dekadave të mëparshme dhe rezultatet e tij dolën të frikshme. Sasia e mikroplastikës brenda disa dekadave ishte trefishuar. Duke krahasuar shifrat e rritjës së prodhimit të materialit sintetik me ato të rritjes së mikroplastikës në oqeane është ardhur në përfundimin se ekziston një korelacion mes këtyre vlerave, sepse në 60 vitët e fundit prodhimi vjetor i plastikës është rritur nga 2 milion në 280 milion.

Nga vjen e gjithë kjo plastika?

Një pjesë e madhe e sasisë së mikroplastikës ka prejardhjën nga rrjetat e peshkimit të cilat humbin nga peshkatarët e ndryshëm përgjatë punës së tyre. Sipas vlerësimeve të UNEP këto rrjeta të humbura përbëjnë rreth 10% të vlerës së përgjithshme të plastikës në ujëra, që në numra i bie rreth 640 000 tona.

Por këto shifra janë gjithnjë në rritje, tashmë llogaritët se prodhohën rreth 300 milion tona plastikë në vit dhe një pjesë e konsiderueshme e saj përfundon në oqeane. Mbeturinat prej plastike hidhen përgjatë bregdetit të cilat depozitohën në mënyrë të vazhdueshme dhe kalojnë në ujëra detare. Një pjesë tjetër e mbeturinave plastike vjen nga depozitimet e mbeturinave, të cilat mund të kalojnë në rrjedhat ujore të lumenjë dhe më pastaj të kalojnë në rezervuaret ujore siç janë detërat dhe oqeanet. Gomat e makinave mund të jenë gjithashtu një burim i mikroplastikës, pasi ato të përdoren nëpër rrugë mund të mbesin copeza, të cilat nga rënia e shiut kalojnë në kanalizime e pastaj këto përfundojnë në detëra dhe oqeane.

Cilat pasoja mund të kemi nga mikroplastika?

Hulumtimet e biologjisë lidhur me mikroplastikën janë ende në fazat e hershme dhe mbetët ende të rishikohën shumë gjëra dhe të ndërlidhën pasojat e mundshme që mund të vijnë nga kjo ndotje.Sasitë e plastikës që hidhen në ujëra padyshim se lënë pasojat në ekosistemet ujore, por duke marrë nëkonsiderim se natyra është e ndërlidhur dhe pasoja në njërën hallkë pa dyshim se do të lë pasoja edhe në hallka tjera. 

 

Në rrjetat e peshkatareve të cilat mbesin nëpër ujëra të quajtura si „rrjeta fantazme“ shumë peshq, por edhe shtazë tjera mbesin të ndërthurura dhe vdesin nëpër to duke mos patur mundësi të shpetojnë. Shumë të tjerë edhe mund t’i gëlltitin copat nga plastika,të cilat grumbulohën në sistemet e tyre të tretjës.

Shumë hulumtime kanë vërtetuar sasi të mikroplastikës në majltë, ujë mineral të pijshëm, pastë të dhëmbëve, kripë dhe birrë.

Hulumtimet rreth efekteve toksike të mikroplastikës ende janë në fazat e saj të hershme, por nga një grup shkencëtarësh nga Nanjing University në Kinëështëardhur në përfundim se mikroplastika tek gjitarët akumulohet në veshkë, hepar dhe zorrë. Duke analizuar edhe disa parametra biokimik dhe fiziologjik, ata gjetën se ekspozimi ndaj mikroplastikës shkakton një pengim të metabolizmit yndyor dhe stres oksidativ.

Chang-Bum Jeong dhe kolegët e tij nga Universiteti Sungkyunkëan në Koren Jugore raportojnë rreth eksperimenteve me llojin Paracyclopina nana të ekspozuar mikroplastikës. Rezultatet e tyre dolen se mikroplastika shkaktonte ngecje në zhvillim dhe reduktim në fertilitet si dhe është vërejtur një rritje e ROS (Reactive Oxygen Species).

Këto janë vetëm disa nga shembujt se çfarë mund të shkaktojë mikroplastika në organizëm. Duke marrë në konsiderim se prania e saj është vërtetuar në shumë produkte ushqimore, të cilat ne si njerëz i konsumojmë mbetët rrezik edhe për ne, pasi që po i ekspozohemi drejtëperdrejtë.

 

Duke reduktuar përdorimin e plastikës e parandalojmë atë që të akulumohet në ekosistemet ujorë dhe rrjedhimisht të hyjë në ciklin ushqimor. Kështu ne mbrojmë vetvetën nga ekspozimi me këtë ndotës të padukshëm dhe ruajmë shëndetin tonë por edhe të gjallesave tjera në natyrë.

 

Artikulli është shkruar nga Dardan Beqaj (Msc. Biologji, Universiteti i Prishtinës)

 

REFERENCAT: 

https://www.nature.com/articles/s41598-017-01594-7

http://www.nature.com/articles/s41559-017-0116

http://www.nature.com/srep/2016/160921/srep33882/full/srep33882.html

http://www.nature.com/srep/2017/170124/srep41323/full/srep41323.html

http://www.nature.com/srep/2015/151008/srep14947/full/srep14947.html

http://www.nature.com/srep/2016/160930/srep33997/full/srep33997.html

http://www.nature.com/srep/2017/170406/srep46173/full/srep46173.html

http://www.nature.com/srep/2016/160930/srep34351/full/srep34351.html

http://www.nature.com/srep/2017/170424/srep46687/full/srep46687.html

http://www.nature.com/srep/2016/161123/srep37551/full/srep37551.html

http://www.spektrum.de/news/verunreinigt-plastik-unser-bier/1307068

http://www.spektrum.de/magazin/bedrohliche-plastiksuppe/1210046