Tipi i parë i diabetit apo i varur nga insulina është sëmundje ku trupi ynë nuk prodhon insulinë apo prodhon fare pak. Kjo vjen si pasojë e sulmit të gabuar të qelizave beta pankreatike të pankreasit nga ana e sistemit tonë imunitar, ku si pasoj vjen deri te rritja e nivelit te glukozës dhe me pas edhe deri të dëmtimi i organeve të shumta si veshkat, sytë, lëkura etj., sidomos të organeve që nuk e kane sorbitol dehidrogjenazën e cila e kryen detoksifikimin e mbeturinave metabolike te glukozës.

Lloji pare i diabetit pothuajse të gjithë pacientët i detyron te shpohen si gjate matjes se nivelit te glukozës, poashtu gjatë përdorimit të insulinës. Mirëpo metoda e re e cila përdore kapsula të qelizave amë apo bazike mund te jetë shumë më komode se ajo klasike dhe lehtësim.

Kjo metodë e re e cila sapo ka filluar e bënë insertimin apo vendosjen në shpinën e pacientit të kapsulave te qelizave amë pankreatike, të kultivuara në laborator e të derivuara nga qelizat embrionale e pastaj ato shndërrohen në qeliza insulinë prodhuese.

Kjo teknike e shpikur nga ViaCyte aplikon insercionin e qelizave të papjekura beta pankreatike në trupin e pacientit e ku ato pastaj transformohen në qeliza të pjekura insulinë prodhuese, të cilat pastaj e rregullojnë hemostazën glikemike janë të ndërfutura në një qeske speciale, përmes së cilës mbrohen nga sistemi imunitar, karakteristike kjo e sëmundjes diabetike.

Rezultatet janë shpresëdhënëse dhe optimale. Më pas kompania provoi këtë metodë në minj, ku u vërejte se këto qeliza rregullonin nivelin e sheqerit dhe poashtu edhe prodhonin përpos insulinës edhe hormone tjera si somatostatina dhe glukagoni. Ndoshta kjo më vone mund te shërbejë edhe për sëmundjet qe lidhen me këto dy homone të fundit. Tashmë kjo do provohet edhe në njerëz për të parë sigurinë e metodës.

Ne anën tjetër shkencëtarët provuan metoda tjera të ngjashme që mund të jenë kthesë në kurim diabetik e cila parasheh infuzionin e qelizave të ishujve pankreatik të marra nga pacienti vullnetar apo i vdekur.

Kjo përfshin injektimin e drejtpërdrejt përmes gjilpërës në mëlçinë e pacientit të tretësirës së ishujve pankreatik, të huazuar nga donatorët apo organdhënësit. Pra këtu vetëm ishujt pankreatike ndahen nga transplanti, kurse pjesët tjerat hedhen.

Kjo procedure parasheh një qëndrim shumë më të shkurte në klinike, në krahasim me atë te transplantit ku nevojitet qëndrim me muaj në klinike dhe duket të jetë me komode se ajo poashtu.

Pacientja e parë qe iu nënshtrua kësaj teknike të re të kurimit të diabetit dukej të ishte e lumtur dhe nuk i kishte më ato telashet e hershme si lodhja, mungesa e vetëdijes, përqendrimit dhe e energjisë si pasoj e glikemisë. Tashmë pacientja ishte stabile dhe më e kthjelltë.

Kjo procedure duhet të kryhet në kushte të rrepta sterile dhe të sigurohet sasia dhe cilësia e duhur e infuzionit të ishujve pankreatik.

Së fundmi shkencëtaret janë duke provuar metoda tjera të ngjashme të kurimit diabetik, ku shkencëtaret e Harvardit arritën t’i shndërrojnë qelizat embrionale dhe ato lëkurore në qeliza pankreatike beta apo insuline prodhuese.

Gjatë provave klinike ata arritën t’i rikrijojnë qelizat beta pankreatike nga qelizat embrionale dhe ato lëkurore përmes stimulimit gjenetik të gjeneve specifike në kushte të caktuara që kanë te bëjnë me prodhimin e hormoneve pankreatike.

Poashtu ekspertët e spitalit të përgjithshëm në Massachusetts arritën ti shndërrojnë qelizat e shpretkës në ato beta pankreatike që prodhojnë insulinë, ku qartazi u vërejte se në këtë formë se qelizat shpretkore tek minjtë kanë mundësi ta ritrajnojnë apo riedukojnë sistemin imunitar për t’i mos sulmuar qelizat pankreatike(insuline prodhuese) dhe rrjedhimisht të kursehen nga sulmi i sistemit imunitar e që ato pastaj të ishin në gjendje të prodhojnë insulinë normale.

Referencat:

  1. http://www.rt.com/usa/194708-diabetes-stem-cells-insulin/,
  2. http://www.prnewswire.com/news-releases/major-diabetes-breakthrough-sets-stage-for-human-clinical-trials-300066286.html,
  3. http://montrealgazette.com/news/local-news/breakthrough-allows-type-i-diabetics-to-live-without-insulin-injections,
  4. http://www.irishhealth.com/article.html?id=5384,

https://www.diabetes.ie/giant-breakthrough-in-type-1-diabetes-research/

Leave a Reply