Orizi është një ndër përberësit kryesorë te kuzhines botërore. Ai shoqërohet mirë me lloje të ndryshme të ushqimeve dhe është lehtesisht I gjendshëm dhe I pakushtueshëm, panvarësisht vendit ku jetoni.

rice pic

Orizi është kultivuar  intensivisht në Azi për mbi 4000 vjet dhe është përhapur që andej në të gjithë botën, ku thuajse një e treta e popullsisë varet nga orizi- duke e pasur atë  ushqim jetik. Megjithatë, si ushqime të tjera , të pasura në niseshte, edhe  orizi ka një defekt qendror:  nuk është I shëndetëshëm për ju. Konsumi i orizit, në veçanti atij të bardhë, ka qenë gjithnjë i lidhur me një rrezik më të lartë të diabetit.

Për shkak të faktit se në ditët e sotme obeziteti është një problem shëndetësor  serioz , duke shtuar  këtu faktin se vetëm një filxhan oriz i gatuar përmban rreth 200 kalori,  kjo ka shtyre shkencëtarët të zbulojnë  një mënyrë të re për të reduktuar kaloritë e marra nga orizi i gatuar.

Sudhair James, një nga studiuesit prapa  kesaj metodë, paraqiti  studimin e tij duke thënë: "Ne kemi zbuluar se rritja e  përqendrimit të  niseshtesë së qëndrueshme të orizit ishte një mënyrë e mirë  për t’ju qasur zgjidhjes së problemit .Nëse pjesa më e madhe e orizit  përpunohet, ky veprim mund të zvogëlojë numrin e kalorive  deri në rreth 50-60 për qind. "

Çelësi i kësaj '' metode gatim shkencore '' qëndron në niseshten qe permban orizi. Ekzistojnë dy forma të ndryshme të niseshtesë, por  organizmi njerëzor mund të tresë vetëm një prej tyre. James zbuloi se në qoftë se ne ndryshojmë mënyrën e gatimit, ne gjithashtu mund të ndryshojmë llojin e niseshtesë nga të  tretshme në jo  të tretshme , duke bërë që trupi ynë të thithë më pak kalori.

Metoda  qendron në shtimin e  një filxhani e gjysmë oriz të papjekur në ujë të valuar me një lugë çaji vaj kokosit. Hulumtuesit keshillojnë që orizi te ziejë  për 40 minuta, por  20 deri në 25 minuta do të funksionojë  gjithashtu( varet nga lloji I orizit). Hapi i fundit i procesit përfshin lënien në  frigorifer të orizit të gatuar për 12 orë.

Këshilla nga shkencetarët  është që të gatuhet oriz në tufa me dy ose tri kilogramë dhe të konservohet  në frigorifer deri në momentin para ngrenies. Ata garantojnë se orizi do të jetë shumë i shijshem, por mbi të gjitha I shëdetëshëm.

Kjo mënyrë e re e gatimit  të orizit ndryshon strukturën kimike të niseshtesë që ai përmban, duke e kthyer atë në niseshte jo të tretshme. Niseshtesë jo të tretshme (rezistente) i duhet një kohë më e gjatë për t’u procesuar. Kështu, ajo nuk do të konvertohet dot në glukozë ose glikogjen sepse trupit i mungon aftësia për ta tretur atë, duke shtuar kështu më pak kalori në organizëm.

Ky hulumtim është shumë i rëndësishme në '’luftën e shekullit të XXI '' – atë kundër obezitetit dhe diabetit. Nëse shkencëtarët arrijnë të ulin kaloritë e marra nga orizi, ata  do të mund të bëjnë të njëjtën gjë për të tjera niseshtetë dhe karbohidratet e ushqimeve të ndryshme.

Kjo do të thotë se ëndërra e të gjithëve -për të ngrënë dhe  për të mos marrë shumë kalori / yndyrna – ndoshta një ditë do të bëhet  e vërtetë.

 

Duke permbledhur këtë metodë

Përbërësit:

  • 1 filxhan oriz I bardhë
  • 2 lugë caji vaj kokosi
  • 1  &3/4 filxhanë me ujë

Instruksione:

  • Në një enë, hidhni ujin dhe ziejeni
  • Shtoni vajin e kokosit në enë dhe më pas orizin.
  • Mbulojeni,ulini nxehtësinë dhe gatuajeni për 20-25 minuta
  • Lëreni orizin të ftohet, pastaj futeni ne frigorifer për të paktën 12 orë

 

Leave a Reply