Çfarë ju tërhoqi te bashkëshorti/ja juaj? Sytë e tij? E qeshura e saj ? Mos vallë u njohët në klubin e mikrobiologjisë në kolegj? Po sikur shkalla e ngjashmërisë dhe tërheqjes të shkonte më thellë sesa kaq, thellë deri në nivel qelizor?

Ju mund ta keni njohur bashkëshortin apo bashkëshorten tuaj rastësisht, por duket se shprehja shpirtra binjakë është e vërtetë pavarësisht të gjithave. Mund të ketë qenë e përcaktuar që në lindje, që ju dhe partnerja juaj të jeni së bashku. Një studim i ri sugjeron se ju nuk e keni zgjedhur partnerin tuaj rastësisht. Përkundrazi, ju e keni zgjedhur pikërisht atë sepse keni profile gjenetike të ngjashme. Për këtë, një skuadër kërkuesish përdori të dhënat gjenomike nga Studimi Shëndeti dhe Dalja në Pension për të analizuar gjenomën e më shumë se 800 çifteve.

mnbuy

 

Duke përdorur 1.7 milion nukleotide të vetme polimorfe, në forma të ndryshme; në gjenomën e secilit subjekt të marrë në studim, shkencëtarët vlerësuan ngjashmërinë gjenetike të çifteve të martuara dhe zbuluan se ADN-të e tyre kanë më pak ndryshime me njëra tjetrën krahasuar me ADN- të e personave të zgjedhur rastësisht, çka do të thotë se individët e martuar kanë ADN të ngjashme. Kërkuesit nga Instituti i Shkencës së Sjelljes në Universitetin e Kolorados thanë, se një arsye pse njerëzit që kanë gjene të ngjashme përfundojnë së bashku është, sepse kanë më shumë shanse të njihen dhe martohen .

Zbulimet e studimit, gjithashtu, na ndihmojnë të shpjegojmë pse njerëzit kanë tendencë të martohen me dikë, që është i të njëjtës etni ose dikë, që ka karakteristika dhe interesa të ngjashme me veten. Njerëzit, shpeshherë zgjedhin dikë që ka edhe tipare fizike të ngjashme. Për shembull, njerëzit e gjatë tërhiqen më shpesh nga individë me gjatësi të njëjtë ose me dikë që është jo i shkurtër. Individët e prirur ndaj muzikës, nga ana tjetër janë të dhënë pas njerëzve që adhurojnë muzikën, këndojnë ose janë të aftë të luajnë instrumenta muzikore . Në gjithë këtë duhet të ketë të bëjë ngjashmëria e ADN-së së tyre.

Mundësitë e martesës me dikë, që ka ngjashmëri gjenetike, sidoqoftë janë më të ulëta se shanset për t’u martuar me dikë të të njëjtit nivel arsimimi. Shkencëtarët thanë se rëndësia e ngjashmërisë gjenetike përbënte vetëm 1/3 e ngjashmërisë arsimore kur vinte puna te martesa.

Mirëpo, në mendje na lind një pyetje: Është e mundur që ADN-të e çiftit të bëhen të ngjashme pas martesës si rezultat i shkëmbimit të materialit gjenetik midis vezës dhe spermës apo ato janë të ngjashme që përpara martesës? Apo ka ndonjë mënyrë tjetër që i bën ato të ngjashme?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, një skuadër kërkuesish të Universitetit të Miçiganit zbuluan se çiftet e martuara nuk bëhen më të ngjashëm më kalimin e kohës por ata kanë tendencë të marrin bashkëshort ose bashkeshorte bazuar në tiparet e ngjashme të personalitetit. Mendohej se origjina e kësaj ngjashmerie vinte si rezultat i ndikimit të tyre te njëri – tjetri, por ky studim mbështet idenë se këto tipare të përbashkëta janë ato që i sollën ata te njëri – tjetri që në fillm. Prandaj, ngjashmëria bashkëshortore shpjegohet më mirë me zgjedhjen e gjithësecilit sesa me ndikimin gradual te njëri tjetri. Të dhëna më të sakta do të siguroheshin nëse do të mblidheshin mostra ADN-je të të dy gjinive që janë në marrëdhënie ose kanë qenë të fejuar, pra mostra ADN-sh të marra jo vetëm pas martese. Në këtë mënyrë do të kishim një tablo më të qartë, e cila do të hidhte dritë mbi shumë gjëra të panjohura që lidhen me Martesën dhe ADN-në. Nuk është e lehtë të realizohen studime të tilla të sekuencave gjenomike sepse kërkojnë shumë kohë dhe një kosto të madhe. Si përfundim, njerëzit kanë tendencë të marrin bashkëshortë / bashkëshorte, të cilët kanë formim kulturor dhe karakteristika të ngjashme duke përfshirë racën, fenë, moshën, të ardhurat dhe formën trupore. Tani, shkencëtarët besojnë se ngjashmëria gjenetike mund t’i shtohet kësaj liste. Ndoshta duhet të provoni frazën : “Unë pëlqej gjenet e tua. “

Referencat:

  1. http://www.techtimes.com/articles/7287/20140520/you-will-likely-marry-someone-with-dna-similar-to-you-study.htm,
  2. http://www.iflscience.com/health-and-medicine/spouses-tend-have-similar-dna/.
  3. http://www.medicaldaily.com/opposites-attract-wrong-genetic-effect-explains-why-couples-tend-marry-those-similar-dna-283514.
  4. http://theconversation.com/married-couples-have-similar-dna-26955.
  5. http://www.colorado.edu/news/releases/2014/05/19/people-more-likely-choose-spouse-similar-dna-finds-cu-boulder-study.
  6. http://www.latimes.com/science/sciencenow/la-sci-sn-spouse-genetics-20140519-story.html