Një gjendje e irrituar e lëkurës mund të jetë në të njëjtën kohë tregues i irritimit të enëve të gjakut. Në studimin e bërë në njerëz që vuanin nga psoriasis, një gjendje inflamatore e lëkurës, shkencëtarët zbuluan se ashpërsia e sëmundjes ishte e lidhur me shkallën e inflamacionit në enët e gjakut, faktor ky që rrit rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Psoriasis ndikon ciklin e jetës së qelizave duke i detyruar të rriten me shumë shpejtësi në shtresat e poshtme të lëkurës e të ngjiten  drejt sipërfaqes dhe kjo nuk ju jep kohë të mjaftueshme për të rënë qelizave në sipërfaqe. Këto qeliza shtesë formojnë vijëzime të trasha në ngjyrë të argjendtë dhe njolla të kuqe që shkaktojnë kruajtje dhe mund të jenë edhe të dhimbshme. Kjo sëmundje prek rreth 3%  të të rriturve në shtetet e bashkuara.

Rezultatet e studimit që përfshiu 60 pacientë me psoriasis dhe 20 persona të shëndoshë u publikuan në revistën “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology” . Studiuesit përdoren një sistem pikësh për të vlerësuar shkallën e agresivitetit të psoriasis të subjekteve.

Për të vlerësuar inflamacionin e enëve të gjakut kërkuesit përdorën skanimet PET/CT ku subjekteve u injektohet një lëndë sheqerore me natyrë radioaktive që i bën enët e gjakut të inflamuar të duken  si njolla të shndritshme gjatë skanimit.

Ata përdoren gjithashtu teste gjaku për të eksploruar mekanizmat që mund të shpjegonin lidhjen e vërejtur midis psoriasis dhe inflamacionit dhe vunë re se nivelet e qelizave imune të quajtura neutrofile ishin më të larta në pacientët me një gjendje serioze të psoriasis dhe ndikojnë në të dyja gjendjet.

Ndonëse dhe më parë ka pasur kërkime e zbulime në lidhje me këtë temë asnjë nuk është fokusuar në veprimin e neutrofileve ndaj kjo përbën risi për shkencëtarët pasi kanë një target të ri për medikamentet që mbajnë nën kontroll këto dy sëmundje.

Aktualisht nuk ka kurë shëruese për psoriasis por ka trajtime që ndihmojnë në menaxhimin e gjendjes. Kërkuesit ende nuk janë të bindur nëse trajtimi i pacientëve me psoriasis mund të reduktojë rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare te ta por duke u nisur nga rezultatet e studimeve rekomandojnë që veçanërisht pacientët me psoriasis duhet të kenë një mënyrë jetese të shëndetshme pasi janë më të predispozuar për sëmundje kardiovaskulare.

Referencat:

  • http://www.livescience.com/52433-psoriasis-blood-vessel-inflammation.html
  • http://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/psoriasis/basics/definition/CON-20030838
  • http://www.sciencedaily.com/terms/psoriasis.htm
  • Imazhi I adaptuar nga: http://guttatepsoriasistreatment.org/

Leave a Reply