Historia që do ju rrëfejmë, një histori  me të vërtetë e çuditshme dhe e pabesueshme zë fill rreth vitit 1720, në një shkollë fetare në qytetin  Bazel të Zvicrës. Aty një djalosh i turpshëm 13 vjeçar nën diktatin e tij prift po fillonte mësimet teologjike. Në morinë e studenteve  të këtij kolegji fetar,  djaloshin tonë asnjë nuk e kishte vënë re me përjashtim të faktit se mësoi shpejt gjuhët klasike  dhe filozofinë e kohës.  Mësuesit e tij priftë rinj, kishin vënë re me shqetësim ,se  djaloshi ynë mungonte  shpesh në ligjë ratat fetare  të përditshme   dhe se diku vonohej me orë  e orë  të  tëra. E raportuan në Primatin  e kolegjit.

-Si quhet  djaloshi? –pyeti Primati                                                                                                                                                   -Leonard  Euler- mori përgjigjen                                                                                                                                                      -Po ku fshihet ky djalosh?-vazhdoi Primati- mos ndoshta i shërben djallit? Njëri nga priftërinjtë  u përgjigj:  Leonardi shkon çdo ditë në një shkollë laike dhe dëgjon  mësimet e matematikës nga  Zhan Bernuli (një matematikan i kohës)                                                                                                                                                                                          -Shumë keq – tha Primati – Do ta shohim këtë djalosh kur të dorëzojë  tezën studimore  në përfundim të kolеgjit.                                                           –

Vitet kaluan  dhe  peridha  e kolegjit përfundoi. Ky qe rasti,  kur  zhveshi rason e zezë  të priftit e po niste marshimin grandioz në  fushën e matematikës duke mahnitur bashkohësit dhe pasardhësit me universin  e vërtetë matematik, që zbuloi dhe i parashtroi.

Viti 1725. Leonardi  fare i vogël (sapo kishte mbushur 18 vjec) ndodhej në Rusi i ftuar nga  mbretëresha  e madhe  Katerina  II . Ai qendroi aty  16 vjet duke zhvilluar një  aktivitet shkencor jashtëzakonisht   të madh. Botoi aty  mbi 50 punime  shkencore dhe  dërgoi në shtyp  edhe 80 të tjera.

I futet një konkursi, që vinte nga Akademia  e Parisit për një studim që kishte të bënte me caktimin e orbitës së një komete.

Ftesës së kësaj akademie, matematikanët e kohës iu përgjigjën  se për zgjidhjen  e problemit duheshin disa javë.  Por Euleri e dërgoi zgjidhjen  pas  72 orësh pas një pune të pandërprerë me përqendrim dhe vështirësi të jashtëzakonshme duke kryer një vëllim jashtëzakonisht  të madh llogaritje të një vështirësie të një shkalle nga më të lartat.  Për pasojë nga kjo punë plot tension   u verbua plotësisht nga  syri i djathtë .( 1736)

Pas 33 viteve (1769) kometa u shfaq  sipas parashikimeve të Eulerit  duke habitur   gjithë botën shkencore   dhe duke dëshmuar   se ky djalosh kishte kapërcyer bindshëm të gjtha nivelet e intelektit njerëzor.

Pas 16 vjetësh qendrimi në  Rusi  kthehet në Berlin pranë Akademisë së Berlinit  me funksonin e  drejtorit të sektorit të shkencave. Edhe këtu ai dha një  fluks tjetër të papërfytyrueshëm  veprash e shkrimesh  afërsisht 300 libra , artikuj e monografi. Pas 25 vitësh në Berlin kthehet  në Rusi i përvëluar nga nostalgjia për të. Mirëpo ,fataliteti  e ndjek,një zjarr i madh i bie në studio dhe i shkrumbon një pjesë të zbulimeve të tij. Pavarësisht kësaj,Euleri i përvishet punës nga e para, por tashmë verbohet nga syri i dytë.

 Totalisht i verbuar do të punojë  edhe 17 vjet deri  në ditën e vdekjes  më  1783 në moshën 76 vjecare.

Kështu pra : A ju besohet? 47 vjet  i verbuar, prej të cilëve 17 vjet nga të   dy sytë. Dhe nga ky moment, verbimi të plotë e deri në fund të jetës dha  416 libra  e artikuj.  I diktonte  disa sekretarëve njëkohësisht .Ata ankoheshin se nuk i ndiqnin dot diktimet e shkencëtarit të verbuar tashmë plotësisht.Euleri kishte një kujtesë fenomenale  gati mbinjerëzore. Dinte përmendësh të gjithë poemën  Eneida të Virgjilit, poemë kjo me qindra faqe e me mijëra vargje!

Shtrirja e veprimtarisë së tij është e jashtëzakonshme :

  • Matematikë, Fizikë , Gjeologji,
  • Konstruksione anijesh, Astronomi, Navigacion,
  • Linguistikë, Biologji ,Topografi  madje edhe Muzikë

Për këtë shkroi një libër të posaçëm me titull:  TEORIA  E MUZIKËS, ku me anë formulash  dhe ekuacionesh matematike zbulon  shumë lidhje muzikore, që  u përkasin toneve e melodive. Kaq  i trajtuar është matematikisht ky libër, saqë për të një matematikan u shpreh: Eshtë  shumë muzikal për matematikanët, ndërsa një muzikant tha : Eshtë shumë matetmatik për muzikantët. Në të gjitha fushat ku studioi e shkroi do të ndeshemi me :

TEOREMAT  E EULERIT, VERTETIMET  E EULERIT, SUGJERIMET E EULERIT, ALGORITMAT  E EULERIT, FORMULAT  E EULERIT, VEREJTJET E EULERIT, ZGJIDHJET E EULERIT.  Euleri këtu ,Euleri atje, Euleri kudo, Euleri  kurdo, Euleri në çdo vend.

Euler për herë ta parë paraqiti simbolet moderne të matematikës të cilat përdoren edhe sot;

  • Konstantja Euler- baza e logaritmit
  • Shkronja “i” për njësitë imagjinare
  • Koncepti i funksionit f(x)
  • Shkronja greke Sigma për mbledhjen
  • Shkronjat a, b, c, x, y,z – të  panjohurat në  një  ekuacion
  • Funksionet trigonometrike sin, cos, tg, cotg .
  • Simbolin “pi” për diametrin e rrethit

Për më tepër, ai vazhdoi të zhvillojë llogaritje, teorinë e numrave, analizën dhe zbërthimin e shumë teoremave dhe funksioneve.

Trashëgimia  e tij ka arritur tashmë në shifra të pabesueshme: 886 (shumë prej të cilave vepra të mëdha) 3000 letra dhe korespodenca shkencore.

Eshtë llogaritur, që po të kopjohen  veprat e tij  me dorë duke  shkruar 8 orë çdo ditë do të duheshin plot  60 vjet!

Mbylli sytë përgjithmonë në 1783 në Peterburg, i verbuar 76 vjec i rrethuar nga  13 fëmijët e tij të lindur nga dy martesa.

Tani po ju pyesim juve:  A nuk habiteni me këtë gjeni të pashoq?!

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqiptare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Brisilda Pashaj (Msc. Biologji Mjekesore, Universiteti Paisii Hildendarski, Plovdiv, Bulgaria) 

 

REFERENCAT:

1. Cooke, R. (1997) The History of Mathematics. Neë  York: John Ë iley and Sons, Inc

2. Reimer, W ., Reimer, L. (1992) Historical connections in mathematics. Fresno: AIMS Educational Foundation.

3.https://www  .scribd.com/doc/257559680/ZBULIMET-MATEMATIKORE

4.http://www  .storyofmathematics.com/18th_euler.html

5.http://www .biography.com/people/leonhard-euler-21342391

6.http://www.biography.com/people/leonhard-euler-21342391