Bëhuni gati për çudinë më të madhe që mund të dëgjoni. Dukuria që do përshkruajmë më poshtë nuk do të tingëllojë aspak e vërtetë, por kjo është jeta dhe çdo gjë mund të ndodhë.

Një burrë dështoi testin e atësisë së djalit të tij pasi babai i fëmijës së tij ishte binjaku i tij që nuk kishte lindur. E pranoj, tingëllon me të vërtetë si çmenduri, por ka ndodhur me të vërtetë dhe është shumë më e zakonshme nga sa mund të mendoni.

Rreth 1 në 8 shtatzani mendohet të fillojnë me binjakë. Qelizat e këtyre dështimeve (abortim natyral) nganjëherë përvetësohen në mitër nga binjaku që mbijeton, por zbulohen shumë rrallë nga ndonjë test atësie.

Një çift nga Washingtoni arriti të ketë një djalë nëpërmjet ndihmës mjekësore të quajtur  inseminim intrauterine (IUI) në Qershorin e vitit 2014. Kjo procedurë ndihmon në ngjizjen e fëmijës duke vendosur spermen brenda mitrës së femrës për të bërë të mundur fertilizimin. Djali lindi i shëndetshëm, por për çudinë e prindërve lloji i gjakut të tyre nuk përshtateshin me atë të fëmijës. Të dy prindërit kishin tipin e gjakut A, kurse fëmija kishte tipin e gjakut AB. 

Për këtë ngjarje kishte vetëm një shpjegim: klinika mund të kishte ngatërruar kampionet e spermës dhe burri nuk ishte babai i fëmijës. Gjatë kohës që ky çift po i nënshtroheshin procedurës, klinika kishte pasur të bëjë vetëm me një çift Afrikan-Amerikan dhe duke parë paraqitjen e fëmijës kjo nuk kishte kuptim. Prindërit vendosën të shkonin në shtëpi dhe të bënin edhe një tjetër test atësie, por rezultatet treguan se burri nuk ishte babai i fëmijës.

Të rraskapitur ata vendosën të bënin edhe një test tjetër edhe më të saktë, i cili performohej duke marrë qeliza nga faqja e babait  dhe duke i përshtatur me ato të fëmijës, por edhe ky test rezultoi negativ.

Çifti pastaj vendosi të kontaktonin gjeneticisten Barry Starr në Universitetin e Stanford, e cila tha se “Edhe gjeneticistët janë të mahnitur nga kjo dukuri.”

Pasi performuan një seri testesh dhe ekzaminimesh ata gjetën se vetëm 90% e spermës së tij përputhej me gjenet e qelizave të trupit të tij dhe 10% e gjenetikës së tij faktikisht ishin gjenetika e vëllait binjak të tij, i cili nuk kishte lindur kurrë. Ajo çfarë kishte ndodhur ishte se shtatzania që kishte sjellur atë në jetë kishte filluar si shtatzani binjake, por që binjaku i tij është bërë një me të dhe vetëm një fëmijë kishte ardhur në jetë. Ky burrë përbëhet nga gjenet e tij dhe të vëllait të tij binjak.

thumbnail_chimera steps

“Me aq sa dimë ne ky është rasti i parë i raportuar në të cilin testi i atësisë u përjashtua nga testimet standarte të ADN-se e pastaj u përfshi përsëri si pasojë e analizave nga inde të ndryshme të trupit. Ky rast që raportoi teste atësie negative mendohet të jetë i jashtëzakonshëm” thanë studiuesit.

 

Referencat:

  1. https://www.britannica.com/topic/chimera-genetic
  2. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/17917028
  3. http://www.iflscience.com/
  4. http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed
  5. https://www.buzzfeed.com
  6. Imazhet u importuan nga: https://www.buzzfeed.com/danvergano/failed-paternity-test-vanished-twi