Kur ju pini alkool ai absorbohet në gjakun tuaj duke qarkulluar nëpër organizëm dhe duke afektuar kështu çdo pjesë të tij. Koncentimi i alkoolit në gjak fillon të rritet 10 minuta pas gllënjkës së parë. Një pije alkoolike qëndron në trup për dy orë pas konsumimit të saj. Alkooli absorbohet nga stomaku dhe zorrët e holla, dhe metabolizohet nga mëlçia.

Procesimi i alkoolit determinohet nga shumë faktorë, duke përfshirë gjendjen e stomakut – a është plotë apo i zbrazur, madhësinë e trupit si dhe ritmin me të cilin konsumohet alkooli.

Një trup më i madh ka sasi më të mëdha të gjakut qarkullues nëpër sistem kështu që nivelet e alkoolit rriten më ngadalë në krahasim më një trup më të vogël; kjo gjë shpjegon edhe arsyen pse femrat kanë sasi më të mëdha të alkoolit në qarkullimin e tyre në krahasim më meshkujt. Poashtu sasia e dhjamit në organizëm përcakton nivelin e koncentrimit të alkoolit, pasi që indi yndyrorë nuk e absorbon alkoolin. Konsumimi i alkoolit më ngadalë, duke ngrënë dhe poashtu pas ushqimit ngadalëson ritmin e absorbimit të alkoolit.

Metabolizmi në mëlçi nënkupton procesin e konvertimit të alkoolit në komponime që organizmi mund t’i shfrytëzojë apo t’i sekretohet. Një sasi shumë e vogël e alkoolit poashtu largohet nga organizmi me anë të urinës dhe frymës.

Në fillim, alkooli i bën njerëzit të ndihen të lumtur dhe të relaksuar, por pas një kohe ai shkakton konfuzion dhe përgjumje. Efektet anësore afatgjata të abuzimit me alkool janë katastrofike për shëndetin.

Efektet në tru

Me anë të qarkullimit të gjakut alkooli depërton në tru, ku jep ndryshime masive. Alkooli afekton pjesët që kontrollojnë lëvizjet, të folurit, procesin e gjykimit dhe memorien. Rezultati është dehja: sjellja impulsive, të folurit e paqartë, vështirësitë në të ecur dhe gabimet në të mbajtur mend. Me kalimin e kohës alkooli shkakton tkurrje dhe shkurtim të lobit frontal – duke dëmtuar kështu aftësitë e të menduarit të trurit. 

Efektet e alkoolit në tru

Efektet në mëlçi

Të qenit organi që e metabolizon alkoolin jep shumë dëmtime të dorës së parë. Sasi të tepruara të alkoolit shpijnë në inflamacionin e indit të mëlçisë, duke shkaktuar hepatitin alkoolik, kështu me kalimin e kohës vjen deri te cikatrizimi i indit dhe në fund zhvillohet cirroza. Të gjitha këto ndryshime rrisin rrezikun e kancerit hepatoqelizorë.

 Efektet në shtatzëni

Konsumimi i alkoolit dhe shtatzënia është një JO e madhe. Gratë të cilat duan të ngelin shtatzënë si dhe ato që tani më janë shtatzëna nuk duhet të konsumojnë as edhe sasinë më të vogël të alkoolit. Alkooli shpie deri te një numër i madh i ndryshimeve në fetus, të përmbledhura në sindromën fetal alkoolik ku bëjnë pjesë: abnormalitetet fizike, vështirësitë në të mësuar si dhe problemet emocionale. Alkooli poashtu rrit rrezikun e abortit, lindjes së parakohshme si dhe lindjes së frytit të vdekur.

Efektet në zemër

Alkooli shpie në komplikime të shumta në sistemin qarkullues. Duke u nisur që nga shtypja e rritur e gjakut, çrregullimet e ritmit, infarkti i zemrës, insulti cerebral, kardiomiopatia si dhe insuficienca e zemrës.

Efektet në diabet

Pacientët diabetik janë në rrezik serioz të toksicitetit nga alkooli. Konsumimi i alkoolit shpie deri tek ndryshimi i nivelit të glukozës në gjak, duke shkaktuar ngritje dhe rënie të saj. Më në fund alkooli ndërvepron edhe me anti-diabetikët oral duke çuar në hipoglikemi apo në të ashtu quajtur shok insulinemik, që paraqet gjendje mjekësore emergjente.

Referencat:

  • http://www.health.harvard.edu/addiction/alcohols-effects-on-the-body?utm_source=twitter&utm_medium=socialmedia&utm_campaign=082015kr1&utm_content=p
  • http://www.healthline.com/health/alcohol/effects-on-body
  • http://nihseniorhealth.gov/alcoholuse/howalcoholaffectsthebody/01.html
  • http://www.medicaldaily.com/alcohols-effect-body-5-majors-organs-are-being-destroyed-your-alcohol-consumption-291440
  • http://www.healthline.com/health/type-2-diabetes/facts-diabetes-alcohol#2
  • Imazhi i parë i huazuar nga: http://i.telegraph.co.uk/multimedia/archive/02866/cider_2866635b.jpg
  • Imazhi i dytë i huazuar nga: http://chessjump.net/images/55133f1be4fb4.jpg

 

Leave a Reply