Drita është dukuria kryesore dhe më e rendësishme që krijon lidhjen më të madhe mes nesh dhe universit. Por, cfarë është drita? Drita është sasia më e vogël e energjisë, e cila mbart aftësinë për të lëvizur në hapësirë. Ajo krijohet nga disa thërrmija elementare,që quhen fotone. Një foton nuk ka përmasa dhe as masë; ai nuk mund të ndahet; vetëm  mund të krijohet apo shkatërrohet. Karakteristika kryesore e fotoneve është se ata lëvizin me nje shpejtësi shume të lartë. Ne një mjedis absolutisht bosh (vakum) shpejtësia e dritës kap vlerën e 300 mijë km/s. Sipas Ajnshtajnit, ato thërrmija që nuk kanë masë (siç janë edhe fotonet) lëvizin në hapësirë me një shpejtësi konstante, por arsyeja pse ato lëvizin me këtë shpejtësi është dicka për të cilën ende nuk ekziston një përgjigje solide. Nga ana tjeter, dihen shumë gjëra të tjera rreth dritës. Dy nga karakterisitikat bazë të dritës lidhen me aftësinë e saj për tu reflektuar apo përthyer.

Kur drita udhëton në vakum, ajo arrin shpejtësinë maksimale, por në momentin kur udhëton në mjedise të tjera, shpejtësia e saj zvogëlohet. Elektronet që gjenden brenda atomeve të materialeve të caktuara, ngadalësojnë dritën, kur kjo e fundit kalon permes tyre, duke shkaktuar përthyerjen apo edhe reflektimin e saj. Një shembull shumë i mirë i kësaj dukurie janë diamantet dhe afësia e tyre për të shndritur. Dihet tashmë se diamanti është materiali më i forte që njihet deri më sot. Ata janë kaq të dendur saqë mund të përgjysmojnë shpejtësinë e dritës. Gjithashtu ata e pasqyrojnë dritën në të gjitha drejtimet, duke shndritur sipas të gjitha ngjyrave të vetë ylberit. Arsyeja kryesore pse drita ngadalësohet lidhet drejtpërdrejt me elektronet. Në njëfarë mënyre, drita ndërvepron me elektronet që gjenden tek çdo atom. Kjo dukuri është paksa e veshtirë për tu kuptuar, por mund të imagjinohet si devijim i drejtimit të dritës, sa here që kjo e fundit ndeshet me një elektron. Devijimi i dritës sipas disa drejtimeve shkakton dukuritë e reflektimit, përthyerjes dhe shmangies nga drejtimi fillestar.diamand

Diamanti është materiali më i zotë për të luajtur apo eksperimentuar me reflektimin e dritës. Drita hyn brenda faqeve të gurit të diamantit nga të gjitha drejtimeve dhe pasqyrohet e përthyhet disa here derisa gjen nje rrugëdalje (Hozen, 1999). Gjithë kjo larshmëri devijimesh bëhet shkak për një shfaqje të mrekullueshme ngjyrash- shfaqjen e të gjitha ngjyrave të mundshme që mund të shihen nga syri i njeriut. E kuqja, portokallja, e verdha, jeshilja, bluja dhe violeta- përthyhen dhe reflektohen brenda diamantit, gjithmonë pak më ndryshe, gjithmonë pak më bukur.

Aristoteli është një ndër mendjet gjeniale të hershme, i cili kuptoi se imazhet që ne i shohim formohen vetëm nëpërmjet dritës që udhëton derisa arrin sytë e njeriut. Ne shohim vetëm në saj të ekzistencës së dritës. Fenomeni i përthimit apo reflektimit të dritës mund të shoqërohet, në disa raste, me shformim të imazhit.

Deri më sot, drita ka dhënë kontributin kryesor për observimin e universit. Imazhet e yjeve apo galaksive të kapura nga teleskopët në mbarë botën, vijnë falë udhëtimit konstant të dritës në hapësirë. Teleskopi hapësinor i Hubble ka kapur së fundmi imazhin e një galaksie, për disa here radhazi. Kjo dukuri ndodhi për shkak të ndryshimit të drejtimit të dritës përgjatë udhëtimit permes materies së zezë. Për të parën herë, një ‘xham zmadhues’ kozmik ka ndihmuar shkencëtarët të shohin të njëjtin shpërthim yjor plot katër herë, duke ofruar informacion potencial rreth vdekjes së yjeve dhe shpërthimit të tyre, apo edhe rreth dukurisë së zgjerimit të vazhdueshëm të universit.shqip

Katër imazhet e të njejtit shpërthim mundën të observohen brenda segmentit kohor të disa javëve. Kjo, për arsye se drita ndjek rrugë të ndryshme përreth dhe permes lenteve gravitacionale- duke arritur në Tokë në kohë të ndryshme.

Një hipotezë interesante rreth fotoneve lidhet me kohën. Për një foton, koha nuk ekziston. Gjatë kohës që një foton udhëton perms hapësirës, në një moment të vetëm, përjeton fillimin dhe fundin e universit; zanafillën dhe shkatërrimin e qytetërimit tonë, që nga dita e pare që njeriu u shfaq mbi sipërfaqen e tokës. Padyshim drita përfaqson një fenomen ende misterioz, në pritje për tu eksploruar edhe më tej.

 

REFERENCA

https://www.youtube.com/watch?v=IXxZRZxafEQ

http://www.andor.com/learning-academy/what-is-light-an-overview-of-the-properties-of-light

http://www.pbslearningmedia.org/resource/phy03.sci.phys.matter.sparkle/diamonds-the-science-behind-the-sparkle/

https://www.youtube.com/watch?v=2dRr-fnPCwM

http://www.space.com/28744-cosmic-lens-4-supernova-views-photo.html#sthash.tircNbte.dpuf