Të gjithë e dinë se dieta e përkryer nuk ekziston. Shkenca nuk i mbështet të gjitha dietat drastike. Shmangia e të ushqyerit për të qenë super i/e dobët nuk është e shëndetshme dhe kjo gjë mund të çojë në shumë sëmundje, duke përfshirë anoreksinë.

Nga ana tjetër, shumë gra bombardohen çdo ditë nga media me konceptin e “formës perfekte (super të dobët) të modeleve” dhe ato duan që të arrijnë këtë formë me çdo kusht.

Mesa duket, ketij problemi i ka ardhur fundi tashmë. Ju mund të humbisni dhjamin e barkut, të jeni më të zgjuar dhe të jetoni më gjatë me FMD (Fasting Mimicking Diet) – Dietën që Imiton Agjërimin.

Studimi i ri i raportuar në revistën Cell Metabolism tregoi se prerja e kalorive ditore në gjysmë për vetëm katër ditë në muaj zvogëlon biomarkerët e plakjes, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit pa asnjë efekt anësor.

Më konkretisht, studimi i udhëhequr nga shkencëtari i Universitetit të Kalifornisë Jugore (USC), Valter Longo në bashkëpunim me studiues të tjerë nga Texas, Italia dhe Anglia, bëri një eksperiment me tre faza duke ndjekur efektet e agjërimit në minjtë, myshqet dhe njerëzit.

Minjtë, të cilët kanë një jetëgjatësi relativisht të shkurtër, siguruan detaje rreth efekteve të zgjatjes së jetës që ka agjërimi. Myshqet, të cilët janë organizma të thjeshtë, lejuan Longo-n të zbulojë mekanizmat biologjike që ka agjërimi në nivel qelizor. Ndërsa një studim i kryer në 19 njerëz tregoi se e njëjta qasje jo vetëm që mund të ngadalësojë procesin e plakjes fizike dhe mendore, por edhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e yndyrës së akumuluar në bark.

Pra, kjo nuk ka rëndësi se çfarë specie jeni. FMD është efektive për të gjithë!

Rezultatet e studimit ishin mjaft të mahnitshme. Një dietë që imiton agjërimin për katër ditë çdo dy muaj redukton probabilitetin e kancerit, rrit funksionin e sistemit imunitar, redukton sëmundjet inflamatore, ngadalëson humbjen e densitetit të mineraleve kockore dhe përmirëson aftësitë kognitive të minjve pjesëmarrës në studim.

Në studimin e bërë tek njeriut rezultatet ishin gjithashtu shumë pozitive. Tri cikle të një dietë të ngjashme ju nënshtruan 19 subjekteve një herë në muaj për pesë ditë ulën dukshëm faktorët e rrezikut dhe biomarkerët e plakjes, diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin, pa efekte të mëdha negative anësore, sipas Longo.

Ja se si punon FMD: Ajo pakëson kaloritë nga 34 – 54 përqind nga vlerat normale të marrjes së kalorive të përditshme të një individi. Ka një përbërje të veçantë të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave. Dieta ul nivelin e hormonit IGF-I, i cili është i nevojshëm gjatë zhvillimit të rritjes, por që poashtu është edhe një promotor i plakjes dhe është i lidhur me predispozitën për kancer. Për më tepër, dieta rrit nivelet e hormonit IGFBP- dhe redukton nivelet e biomarkerëve dhe faktorëve të rrezikut të lidhura me diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

"E gjithë kjo ka të bëjë me riprogramimin e trupit , kështu që trupi ngadalëson plakjen, por edhe rigjenerohet nëpërmjet qelizave burimore ", u shpreh Longo.

Longo beson se për shumicën e njerëzve normal FMD mund të bëhet çdo tre deri në gjashtë muaj, në varësi të perimetrit të barkut dhe statusit shëndetësor. Për subjektet obezë dhe ata me nivel të lartë të faktorëve të riskut , FMD mund të rekomandohet nga mjeku deri çdo dy javë.

FMD (Dieta e bazuar në agjërim) duket që është e para dietë e sigurt dhe efektive për të nxitur ndryshime pozitive, mirëpo Longo këshillon të konsultoheni më parë me mjekun dhe të kërkoni mbikëqyrjen e tij gjatë gjithë procesit. Jo të gjithë janë mjaftueshëm të shëndetshëm të për të bërë këtë lloj diete. Subjektet me indeks të masës trupore më pak se 18 dhe ata që vuajnë nga diabeti (që marrin insulinë ose terapi metformin) nuk duhet t’i nënshtrohen kësaj diete.

Kjo dietë është revolucionare për shkak se ajo është dieta e parë e shëndetshme me efekte pozitive.

Referencat:

  • https://news.usc.edu/82959/diet-that-mimics-fasting-appears-to-slow-aging/
  • http://www.sciencedaily.com/releases/2015/06/150618134408.htm
  • https://www.yahoo.com/health/the-4-day-flat-belly-diet-that-may-slow-mental-122173051848.html
  • http://www.techtimes.com/articles/61727/20150618/diet-that-mimics-fasting-appears-to-slow-aging-improve-memory.htm
  • http://www.telegraph.co.uk/news/science/science-news/11683736/Five-day-fasting-diet-slows-down-ageing-and-may-add-years-to-life.html
  • http://www.washingtonpost.com/news/to-your-health/wp/2015/06/22/heres-how-a-five-day-diet-that-mimics-fasting-may-reboot-the-body-and-reduce-cancer-risk/
  • http://www.sciencenewsline.com/articles/2015061821560068.html
  • Imazhi i adaptuar nga: http://news.islandcrisis.net/wp-content/uploads/2015/06/fasting.jpg

Leave a Reply