diabetes_2919170bDiabeti është një problem i organizmit, që shkakton rritjen më shume se normalisht të nivelit të glukozës (sheqerit). Kjo quhet hiperglicemi. Diabeti i tipit 2 është forma më e zakonshme e diabetit. Nëse keni diabet të tipit 2 organizmi juaj nuk e përdor insulinën siç duhet. Kjo quhet rezistencë insulinike. Në fillim, pankreasi prodhon insulinë shtesë që të kompensojë këtë gjendje. Pavarësisht kësaj me kalimin e kohës, ai nuk është në gjendje të vazhdojë të prodhojë mjaftueshëm insulin që të ruajë nivelin normal të glukozës në gjak.

Profesionistët qe merren me shëndetësi shpesh e quajnë diabetin e tipit të 2 një sëmundje kronike, progresive. “Kronike” nënkupton që do e keni gjithmonë. “Progresive” nënkupton, që pothuajse gjithmonë do vijë duke u përkeqësuar. Rezultati më i mirë për të cilin mund të shpresoni është të ngadalësoni progresin e tij nëpërmjet dietës tuaj, aktivitetit fizik dhe medikamenteve orale (nga goja) ose insulinës.

Një studim i ri nga Newcastle University ka treguar se njerëzit, që “kthejnë mbrapsht” (eleminojnë) diabetin dhe mbajnë peshën nën kontroll mbeten të “çliruar” nga diabeti. Madje përveç kësaj, ekipi zbuloi se edhe pacientët, të cilët kanë diabet të tipit 2 për më shumë se 10 vite mund të kthejnë mbrapsht gjendjen e tyre.

Një nga mënyrat më efikase për të trajtuar diabetin e tipit 2 është humbja e peshës dhe shihet se veçanërisht rënia dramatike në peshë mund të jetë e dobishme për nivelin e sheqerit në gjak.

Afërsisht 330 milion njerëz përreth botës kanë diabet të tipit 2; kura për të mund të jete aq e thjeshtë sa respektimi i një diete strikte. Në vitin 2011 një ekip studiuesish nga Mbretëria e Bashkuar, nga Newcastle University publikuan një studim, qe tregoi se diabeti i tipit të 2 mund të eleminohet në pacientët mbipeshë dhe obezë, duke ndjekur një dietë me shumë pak kalori gjatë harkut kohor prej 8 javësh për të stimuluar eleminimin e yndyrërave përreth pankreasit,

Ekipi zbuloi tek pacientët me diabet të tipit të 2 se dietat nuk ishin thjesht një rregullim i shpejtë. Në momentin që pesha humbet dhe prodhimi i insulinës fillon të funksionojë normalisht, pacientët qëndruan të çliruar nga diabeti dhe iu lejua të rifillonin dietë të shëndetshme, normale.

Autori udhëheqës i studimit, Roy Taylor, profesor i mjekësisë dhe metabolizmit në Newcastle University tha se studimi iu përgjjigj një pyetjeje që njerëzit ia bëjnë shpesh; Nëse humbas peshë dhe mbaj peshën nën kontroll, do qendroj i çliruar nga diabeti? Përgjigjia ështe Po! Gjithashtu kemi treeguarse është e mundur të eleminoni diabetin edhe nëse e keni pasur këtë gjendje për më shumë se 10 vite.

Për të realizuar studimin, ekipi ndoqi 30 pjesëmarrës për rreth 6 muaj, të cilët ruajtën një dietë të kufizuar në 600-700 kalori në ditë – një e treta e atyre që ato konsumonin normalisht. Sipas U.S. Department of Agriculture, mesatarisht të rriturit duhet të konsumojnë rreth 2000-3000 kalori në ditë, bazuar në faktin se sa fizikisht aktiv janë ato.

Ndërprerja dramatike e kalorive kishte si qëllim të shkaktonte humbje peshe, e cila do të ishte e rëndësishme mjaftueshëm që të përbënte nje diferencë përsa i përket përqindjes së yndyrërave tek një person mbipeshë ose obez. Megjithatë është e rëndësishme të konsultoheni me doktorin tuaj përpara se të filloni një dietë të rreptë, për shkak të mungesave në vitamina dhe minerale që dalin në skenë si rezultat i humbjes së shpejtë në peshë që lidhet me aplikimin e këtyre dietave.

Secili pacient ishte diagnostikuar me diabet të tipit 2 për më pak se 6 muaj deri në 23 vite. Në përfundim të eksperimentit, pacientët humbën mesatarisht 30 pound ( afërsisht 13,6 kg) dhe 12 pacientë të cilët ishin me diabet për më pak se 10 vite ishin në gjendje të eleminonin diabetin. Studiuesit kontrolluan pacientët pas një 6 mujori tjetër dhe gjetën se pacienti i trembëdhjetë kishte eleminuar diabetin po ashtu. Taylor shtoi se pacientët, të cilët kanë jetuar me diabet më shumë se një dekadë nuk duhet të hiqnin dorë pasi “përmirësimi i madh në kontrollin e sheqerit në gjak është i mundur.”

Diabeti i tipit të 2 prek organizmin në mënyra të ndryshme. Çdo qelizë në organizëm kërkon glukozë në mënyrë që të funksionojë. Glukoza transportohet nga gjaku në qelizat tuaja përmes insulinës, një hormon që prodhohet nga pankreasi.

Yndyrërat ia vështirësojnë glukozës transportin e glukozës në qeliza, qe njihet si rezistencë insulinike, faza e parë e diabetit të tipit të 2. Yndyrërat e tepërta janë një faktor madhor rreziku për diabetin e tipit të 2,  megjithatë pavarsisht se pjesëmarrësit mbetën mbipeshë, ato kishin humbur mjaftueshëm peshë që të hiqnin yndyrërat që rrethonin pankreasin., gjë që në fund të fundit lejon rifillimin e prodhimit normal të insulinës.

 “Është interesant fakti, që edhe pse të gjithë vullnetarët mbetën obezë ose mbipeshë, yndyrërat nuk u rikthyen që të bllokonin pankreasin,” tha Taylor. “Kjo mbështet teorinë tonë të  Personal Fat Threshold, që nënkupton se nëse një person fiton më shume peshë nga çfarë mund të tolerojë ai personalisht, diabeti mund të nxitet, por nese ato e humbasin më pas po atë sasi peshe mund të rikthehen në normalitet. Individët ndryshojnë sipas tolerimit që ato i bëjnë shtimit të peshës së tyre pa prekur metabolizmin.”

Pacientët që ndodhen në fazat e para të diabetit të tipit 2 do e kenë më të lehtë të kthejnë sasinë dhe nivelin e glukozës në normalitet. Megjithatë, ato të cilët janë në gjendje të trajtojnë diabetin e tyre me humbje peshe do u duhet të ruajnë këtë mënyrë jetese për gjithë jetën. Dieta dhe kontrolli i peshës do duhet të mbahen në të njetin nivel strikt, ose përndryshe mund të rikthehet diabeti, madje dhe të “përkeqësohet”.

 “Përfundimi është se nëse një person vërtetë do të çlirohet nga diabeti i tipit të 2, ato mund të humbasin peshë, ta ruajnë atë dhe të kthehen në normalitet” tha Taylor. “Ky është një lajm shumë i mirë për njerëzit që janë shumë të motivuar për të hequr qafe diabetin. Por, është shumë herët që të konsiderohet i përshtatshëm për të gjithë. Kjo është një pyetje e veçantë dhe një studim i madh do ndërmerret për t`iu përgjigjur.” 

Referencat

  1. http://www.dailymail.co.uk/health/article-3049735/Starvation-diet-reverse-type-2-diabetes-dramatic-weight-loss-lower-blood-sugar-levels.html
  2. https://www.sciencedaily.com/releases/2016/03/160322080542.htm
  3. http://www.medicaldaily.com/type-2-diabetes-weight-loss-cutting-calories-379051
  4. http://www.diabetes.org/diabetes-basics/type-2/?referrer=https://www.google.al/?referrer=http://www.diabetes.org/diabetes-basics/type-2/
  5. http://www.diabetesselfmanagement.com/about-diabetes/types-of-diabetes/reversing%C2%9D-type-2-diabetes/