Diabeti prek 387 milion njerëz në mbarë botën. Federata Internacionale e Diabetit parashikon që ky numër do të arrijë në 592 milion deri në vitin 2035. Këto numra janë me të vërtetë shqetësuese.

Diabeti paraqet një sindrom komplekse, në thelb të tij qëndron defiçienca e insulinës si dhe rezistenca e ulur periferike ndaj insulinës, duke rezultuar kështu në rritje të glukozës në gjak. Prek të gjithë organizmin dhe predisponon në komplikime të rënda akute dhe kronike. Nga kjo që u tha më lartë nënkuptohet që doza e insulinës është vendimtare në mirëmbajtjen adekuate të nivelit të glukozës në gjak, duke parandaluar kështu edhe komplikacionet e mundshme.

Terapia insulinike e administruar tek të gjithë të prekurit nga diabeti Tip 1, si dhe në rastet e diabetit Tip 2 të pakontrolluar, kërkon monitorim të rregullt të glukozës në gjak. Kjo terapi aplikohet nëpërmjet injektimeve. Këto injektime perceptohen si të pakëndshme nga pacientët dhe për shumicën e tyre janë një mundim i vërtetë.

Fatmirësisht lajme të mira janë duke ardhur, shkencëtarët kanë zhvilluar një bandazh të mençur insulinike që thuhet se është e padhembshme. Ky mjetë është dizajnuar nga shkencëtarët pranë Universitetit të Karolinës së Veriut, në Departamentin e Inxhinieringut Biomjekësorë. Bandazhi përbëhet nga mbi njëqind mikrogjilpëra dhe kjo veti e bën atë shumë më pak të dhimbshëm në krahasim me gjilpërat standarde.

Microneedles

Mos u paniko nga fotografia, ajo është shkrepur me mikroskop elektronik!

Bandazhi imiton rolin e qelizave beta të pankreasit. Qelizat beta pankreatike prodhojnë dhe deponojnë insulinë nëpër vezikula të vogla. Ato poashtu detektojnë rritjen e nivelit të glukozës në gjak duke rezultuar në çlirimin e insulinës nga vezikulat. Vezikulat artificiale përmbajnë insulinë solide dhe enzima të ndjeshme ndaj glukozës.

Gjatë eksperimenteve shkencëtarët observuan që kur nivelet e glukozës ishin të larta në gjak glukoza vërshonte në brendi të vezikulave artificiale. Brenda në vezikula glukoza me anë të enzimave konvertohet në acid glukonik. Ky proces harxhon oksigjen duke çuar kështu në shkatërrim të vezikulës që shoqërohet me lirimin e insulinës në qarkullim.

Në minjtë eksperimental nivelet e glukozës normalizoheshin për 30 minuta, dhe efekte zgjasnin për disa orë. Shkencëtarët mendojnë që ky efekt do të jetë më i gjatë në qelizat njerëzore pasi që ato janë më të ndjeshme ndaj insulinës në krahasim me qelizat e minjve.

Qëllimi i këtij hulumtimi është që të zhvillohet një bandazh e cila do të duhet të ndërrohet vetëm pas disa ditësh. Co – autori senior Zhen – Gu deklaroi: “Ne kemi shpikur një bandazh për diabetin që funksionin në mënyrë të shpejtë, është e thjeshtë për ta përdorur, dhe është e përbërë nga materiale jotoksike, biokompatibile.”

Le të shpresojmë që ky mjetë do të dalë në treg sa më shpejtë që është e mundur.

Referencat:

  • http://www.gizmag.com/smart-insulin-patch/38167/
  • http://www.sciencealert.com/this-neë-insulin-patch-could-soon-replace-injections-for-diabetics
  • http://www.iflscience.com/health-and-medicine/neë-smart-insulin-patch-could-be-game-changer
  • Imazhi i parë i adaptuar nga: http://www.gizmag.com/smart-insulin-patch/38167/pictures#2
  • Imazhi i dytë i adaptuar nga: http://www.gizmag.com/smart-insulin-patch/38167/pictures#3

Leave a Reply