12516548_1179137922097935_388707243_nNjë grup studiuesish në Universitetin e Kiev dhe shkencëtaret e KIT kanë krijuar një antibiotik, aktiviteti biologjik i të cilit mund të menaxhohet me anë të dritës. Falë çelësit të fuqishëm prej diarylethene efekti i peptidës imituese kundër mikrobeve mund të aplikohet në mënyra specifike hapësinorë dhe kohore. Ky zbulim mund të paraqesë mënyra të reja për trajtimin e infeksioneve lokale si dhe të zvogëlojë efektet anësore. Studiuesit e paraqitën antibiotikun që aktivizohet nëpërmjet dritës së bashku me një model fotografik të ri nërubrikën"Dokument shumë i rëndësishëm" të revistës AngewandteChemie.

Nëse këto molekula, që ndryshojnë nëpërmjet dritës, ekspozohen ndaj një drite me valë të përshtatshme, ato mund të ndryshojnëstrukturën dhe vetitë e tyre. Ndër dritë-ndryshuesit e njohur janëdairylethenes. Me anë të foto izomerizmittë kthyeshëm si zhvendosja e brendshme e molekulave që mund të prapësohen nëpërmjet dritës, forma e hapur është kthyer në të mbyllur. Të tilla molekula dritë-ndryshuese janë aplikuar në fusha te shumta përfshirë këtu edhe elektronikën molekulare. Mundësi interesante rrjedhojnë nga futja e dritë-ndryshueseve në biomolekula në veçanti, për të kontrolluar aktivitetin e tyre me anë te dritës. Interesi është i fokusuar në komponimet e ashtu-quajtura peptide imituese, përbërësit e të cilave konkurrojnë me një peptide (proteinë e vogël).

Profesoresha Ana S. Ulriç, drejtuese e Institucionit për Ndërveprimet Biologjike 2 (IBG2) dhe kryetare e Biokimisë në Institucionin e Kimisë Organike të KIT, së bashku me kolegët e saj, duke u bazuar nëstrukturën e përkohshme tëdiarylethenes që mund tëprapësohet nëpërmjet foto-isomerizimit, kanë krijuar për herë të parë një peptide imituese që mund të ndryshohet nëpërmjet sinjaleve optikale. Ky element përbërës u modifikua në një analog të amino-acideve dhe pastaj u inkorporua direkt në shpinën e antibiotikut peptidik unazor te quajtur Gramicidin S. Aktiviteti biologjik i peptidës imituese të re mund të kontrollohet në hapësirë dhe përkohësisht me ndihmën e dritës së dukshme si edhe rrezeve UV.  Ky grup studiuesish trajtoi një grup bakteresh me antibiotikun e pa aktivizuar dhe e ekspozuan në dritë nëpërmjet një maske.  Si rezultat, forma e dritë-ndryshuesit prej diarylethene ndryshoi nga forma e mbyllur në formë të hapur. Ky ndryshim i formës rezultoi në një efekt shumë më të lartë kundër mikrobeve.

“ Në të ardhmen antibiotikët që aktivizohen nëpërmjet dritës mund të përdoren si agjentë të zgjuar terapeutik kundër infeksioneve lokale bakteriale’ ka shpjeguar profesoresha Ana S. Ulriç.  “Efektet anësore mund tëminimizohen duke ndërruar çelësin”. Duke u bazuar në këtë strategji, agjentë të bazuar në këto peptide të reja mund të përdoren kundër kancerit pasi përbërësit e këtyre dritë-ndryshuesve mund të përdoren edhe në sekuencën e peptideve të tjera.

Referencat:

  • “ControllingBiologicalActivitywithLight: Diarylethene-ContainingCyclicPeptidomimetics” by OlegBabii, SergiiAfonin, Marina Berditsch, SabineReißer, Pavel K. Mykhailiuk, Vladimir S. Kubyshkin, Thomas Steinbrecher, Anne S. Ulrich, and Igor V. Komarov in AngewandteChemie
  • http://ifuckinglovescience.com/
  • http://onlinelibrary.wiley.com/journal/10.1002/(ISSN)1521-3757
  • Imazhet janë importuar nga:
  • http://www.sciencephoto.com/media/296752/view
  • http://www.google.tl/patents/US20070211124