Panvaresisht se ka prodhuar me shume kandidate per cmimin Nobel  se cdo vend tjeter, Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane nje reputacion te keq per jokompetence ne shkence, ne menyre te vecante kur behet fjale per evolucion,mjekesi ne dhe ndryshimet klimatike. Nje sondazh I ri nga YouGov nuk ka bere asgje per te ndihmuar imazhin,sic ka treguar se fundmi se 41% e amerikaneve te rritur besojne se antibiotiket mund te trajtojne ne menyre efikase infeksionet virale. Me specifikisht, 35% ka pohuar se antibiotiket mund te trajtojne gripin,ndersa 24% besojne se jane nje kure e mire per te ftohtin e zakonshem. Petej te qenurit thjesht gabim ,ky koncept I gabuar eshte I rrezikshem

Ja ku qendron problem: bakteret dhe viruset as nuk jane e njejta gje.Sigurisht,jane te dyja shume te vogla per t’u pare pa nje mikroskop, mund te shkaktojne infeksione dhe mund te kene edhe sintoma te njejta ,por  ato jane biologjikisht te ndryshem nga njeri-tjetri. Kjo do te thote se ajo cka mund te jete efikase kunder baktereve nuk funksionon kunder nje virusi dhe anasjelltas. Ne vend te trajtojme infeksionin  infeksionin aktual qe kemi , perdorimi I barnave jo te  nevojshem nuk ben gje tjeter vecse kontribuon ne kercenimin gjithnje ne rritje te resistances globale ndaj antibiotikeve!

Habi e metejshme e njohurive te amerikaneve dolen kur u shfaqen rezultatet e fundit te Anketimit  Ushqimor , ne te cilin u vune re se 81% e te anketuarve mbeshtesnin etiketimin e detyrueshem te produkteve te modifikuara gjenetikisht.Ndersa 80% mendonin se ky etiktim( pra ai I OMGJ-ve) ishte I njejti etiketim per produktet qe permbanin ADN. Ka vetem dy mundesi per te shpjeguar kete : Ose te anketuarit jane gabuar duke e marre pyetesorin si  ADN te modifikuar , ose ne te vertete 800 persona ne Oklahoma nuk e dine qe te gjitha bimet dhe kafshet e botes permbajne ADN , keshtu qe cdo lloj ushqimi do te kishte nje etikete ku te tregonte presencen e AND-se.

Por mesa duket ky nuk eshte vetem nje problem qe ka prekur Ameriken.

Kur YouGov realizoi te njejtin sondazh ne Britanine e Madhe ,korrikun e kaluar duke pyetur per efikasitetin e antibiotikeve, 41% te te intervistuarve u shpreh se antibiotiket ishin te dobishem ne trajtimin e infeksioneve virale. Por rezultatet britanike ishin pak me qetesuese se ato amerikane sepse vetem 21% e tyre supozonin se antibiotiket sheronin gripin dhe vetem 8% u shpreh se mund te funksionin  kunder te ftohtit.

Ndersa austrialianet kishin rezultate shume ndryshe. Nga sondazhi I kryer qershorin e kaluar 65% e te rriturve australiane mendonin se antibiotiket ishin efikase ne trajtimin e nje te ftohti apo te gripit. Kjo perqindje I perkiste 71% grupmoshes midis 18-34 vjec , dhe ne grupmoshen mbi 50 vjec kjo perqindje ulej ne 60%

Ne nivel global , eshte e qarte nevojshmeria per nje edukim shkencor.Kjo pergjegjshmeri duhet te bjere ne mjeket e pergjithshem  te familjes,te cilet mendohen te jene pjese e problemit, pasi jane ata qe japin antibiotike ne menyre jo korrekte thjesht per te larguar nga vetja pacientet.

Nese ka ende konfuzion ,ja nje liste e shpejte : Antibiotiket trajtojne infeksionet bakteriale. Antiviralet trajtojne infeksionet virale. Antimiotiket trajtojne infeksionet nga myku.Antiprotozoaret trajtojne infeksionet nga protozoi. Mos detyroni mjekun t’ju jape ilace te panevojshme,pa qene te sigurt se trajtimi eshte efikas .

Leave a Reply