Kontuzionet janё dëmtime traumatike tё trurit, tё cilat çrregullojnë funksionimin normal tё tij. Kontuzionet janё lloji mё i shpeshtё i dëmtimeve traumatike tё trurit. Bazuar nё tё dhenat e CDC, nga viti 2001 deri nё 2009, rreth 173’285 individё nёn moshёn 19 vjeç u trajtuan pёr kontuzione nё departamentet e urgjencёs. Shkaqet mё tё shpeshta tё kontuzioneve janё aktivitet sportive ,por gjithashtu pёrfshihen aksidentet automobilistike, me biçikletё apo rёniet.

12939526_1191916040820123_28605216_n (1)

Shumica e dёmtimeve kontuzive janё tё lehta dhe pacientёt e marrin veten plotёsisht nё kohё tё shkurtёr.

Shenjat dhe simptomat e kontuzioneve mund tё mos shfaqen pёr disa ditё ose javё pas dёmtimit dhe mund tё zgjasin pёr disa ditё, javё apo edhe mё shumё.

Shenjat dhe simptomat e kontuzioneve pёrfshijnё:

  1. Dhimbje koke.
  2. Humbje e pёrkohshme e vetёdijes.
  3. Amnezi (humbje e memories,kryesisht mbi eventin qё shkaktoi dëmtimin).
  4. Tё vjella.
  5. Lodhje.

Nё nje studim tё fundit tё ndёrmarrё nga departamenti i urgjencёs, u publikuan tё dhёna shumё premtuese mbi eksperimente tё ndryshme tё kryera. Dr.Linda Papa dhe njё grup studiuesish janё tё fokusuar nё studimin e njё biomarkeri tё ri. Kjo molekulё njihet si proteina fibrilare gliale. Pas njё dёmtimi traumatik, qelizat gliale (qelizat tё cilat rrethojnё neuronet nё indin trunor) lёshojnё kёtё proteinё nё qarkullim.Ky biomarker specifik ka aftёsinё tё kalojё barrierёn hemato-encefalike(gjak-tru) e mё pas tё kalojё nё qarkullimin e pёrgjithshёm tё bloodgjakut.

 

Grupi i studiuesve u mori kampione gjaku afёrsisht 600 pacientёve tё cilёt i pёrkisnin grupmoshave 18 vjeç e lart. Mё pas u krahasuan analizat e gjakut me interpretimet e CT skanerave tё kёtyre pacientёve. Sipas rezultateve tё kёtij studimi u treguar qё kjo analizё specifike e gjakut mundёson te diagnostikimin e lezioneve traumatike tё trurit deri nё 97% tё rasteve. Bazuar nё kёtё studim,gjurmё tё kёsaj proteine gliale gjendeshin nё gjak deri nё njё javё pas dёmtimit. Kjo ёshtё njё karakteristikё shumё e rendёsishme pasi shumica e pacientёve nuk kёrkojnё trajtim deri nё disa ditё pas traumёs.

Pёrveç ndihmesёs nё diagnostikimin e kontuzioneve kjo analizё gjaku mund tё reduktojё ndjeshёm nevojat pёr CT skanera, tё cilёt janё standardi i artё pёr diagnostikimin e lezioneve traumatike cerebrale. CT skaneri pёrveç qё ёshtё njё analizё e shtrenjtё,ajo gjithashtu ekspozon pacientin nё rrezatim tё rrezikshёmi dhe problematik, e mbi tё gjitha tek femijёt.

Nё nentor tё vitit 2015, grupi i studjuesve ekzaminoi 153 fёmijё tё cilёt kishin pёsuar kontuzion brenda 6 orёsh. Kjo analizё gjaku identifikoi rastet me lezione traumatike me saktёsi deri nё 94%.

Kjo proteinё gliale mund tё ndryshojё menyrёn sesi kontuzionet diagnostifikohen.Studimet tregojnё tё dhёna premtuese,por vlerёsime tё mёtejshme janё tё nevojshme pёr tё krijuar njё ide mё tёqartё mbi kёtё biomarker tё ri.

REFERENCAT

1.http://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/concussion/basics/definition/con-20019272

     2.http://www.webmd.com/brain/concussion-traumatic-brain-injury-symptoms-causes-treatments

     3.http://www.medicaldaily.com/concussions-sports-blood-test-traumatic-brain-injury-cte-379948

     4.http://en.wikipedia.org/wiki/Blood_test#/media/File:Blood_test.jpg

     5.http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/67/Concussion_Anatomy.png/512px-Concussion_Anatomy.png