Fëmijët e të mbijetuarve të Holokaustit mund të jenë traumatizuar në mënyrë indirekte nga ngjarja për shkak të gjeneve që kanë trashëguar nga prindërit, sipas një studimi të bërë së fundmi. Gjetjet e reja janë tregues të qartë të teorisë së trashëgimisë epigjenetike te njerëzit, teori e cila pohon se faktorë mjedisore si duhanpirja, humbja në peshë dhe stresi mund të ndikojnë edhe në gjenet e fëmijëve e madje edhe të brezave më tej.

Kërkimi u publikua në revistën “Biological Psychiatry” dhe përfshiu 32 subjekte, burra dhe gra hebrenj të cilët kanë qenë në kampet e përqendrimit gjatë Holokaustit. Te fëmijët e tyre u vu re se ishin 3 herë më shumë të predispozuar për të përjetuar stres post-traumatik nëse ekspozoheshin ndaj ngjarjeve traumatike në krahasim me grupet e kontrollit demografikisht të ngjashëm me ta.

Grupi i kërkimit ishte veçanërisht i interesuar për një sekuence gjenetikë përgjegjëse për rregullimin e hormoneve të stresit e cila dihet se ndikohet nga traumat. Ata zbuluan se fëmijët e të mbijetuarve kishin të njëjtat anormalitete neuroendokrine apo hormonale me personat që vuanin nga stresi post-traumatik dhe sipas Dr.Rachel Yehuda e cila udhëhoqi studimin ky ndryshim gjenetik mund të shpjegohej vetëm me ekspozimin e prindërve ndaj Holokaustit.

Bindja shkencore është se vetëm gjenet e paketuara ne ADN-në e një individi mund të transmetojnë informacion biologjik nga një gjeneratë në tjetrën por kërkimet e fundit tregojnë se gjenet ndikohen vazhdimisht ndaj faktorëve mjedisorë nëpërmjet markerëve kimikë të cilët ngjiten në zona të ADN-së.

Ende nuk është e qartë sesi këto shtojca mund të transmetohen nga prindërit te fëmijët përderisa informacioni gjenetik në gametet femërore e mashkullore nuk supozohet të ndikohet nga mjedisi. Çfarëdolloj markeri i lidhur me ADN mendohej se fshihej menjëherë pasi ndodhte fertilizimi. Sidoqoftë kërkimi I bërë nga Dr. Azim Surani në universitetin e Cambridge ka treguar se disa shtojca epigjenetike shmangin procesin e “spastrimit” gjatë fertilizimit.

Referencat:

  • http://www.ynetnews.com/articles/0,7340,L-4693259,00.html
  • http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/northamerica/usa/11817892/Holocaust-survivors-pass-on-trauma-to-their-childrens-genes.html
  • http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-3206702/Holocaust-survivors-pass-genetic-damage-trauma-children-researchers-find.html
  • http://www.theguardian.com/science/2015/aug/21/study-of-holocaust-survivors-finds-trauma-passed-on-to-childrens-genes
  • Imazhi I adaptuar nga: http://themindunleashed.org/2014/01/scientists-found-memories-may-passed-generations-dna.html

Leave a Reply