• Ndërprerja e konsumimit të duhanit, të ushqyerit shëndetshëm dhe ulja e konsumit të alkoolit parandalojnë këtë sëmundje.
  • Shkencëtarët thonë se këto tri faktorë mund të jenë shkaktarë të 30.4% të vdekjeve nga kanceri.
  • Aktualisht 8,2 milion njerëzve në vit vdesin nga kanceri.
  • Edhe “përmirësime të vogla” mund të ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun nga vdekja e hershme.

 

Kanceri është një ndër sëmundjet, që në historinë e njerëzimit ka shkaktuar një numër të madh të vdekjeve. Etiologjia komplekse e kësaj sëmundje e bënë të vështirë për ta shëruar me një medikament  të vetëm. Ndër shkaqet e kësaj sëmundje numërohen plakja, alkooli, substancat kancerogjene, inflamacionet kronike, dietat, hormonet, infeksionet, mbipesha, rrezatimi, rrezet e diellit dhe duhani. Kanceri njihet si sëmundje që ka bazën në gjene. Ndryshimet në gjene, që kontrollojnë punën e qelizave, si dhe sa rriten  ato mund të pasojnë me kancer (National Cancer Institute USA, 2017).

Studime të reja sugjerojnë se afërsisht 40% e vdekjeve nga kanceri mund të parandalohen me 8 ndryshime të mënyrës sonë të jetesës. Ndër këto ndryshime bëjnë pjesë ndalimi i tymosjes së duhanit, të ushqyerit shendetshëm dhe konsumi më i ultë i pijeve alkoolike. Këto mund të ndihmojnë në ndalimin e kancerit, nga e cila vdesin afërsisht 8,2 milion njerëz në botë. Këto tri shprehi të njerëzve, sipas studimit janë në lidhje të drejtpërdrejtë me 30,4% e të gjithë vdekjeve të shkaktuara nga kanceri, nga të cilët 2,5 milion ku shkaku kryesor është tymosja e duhanit. Ekspozimi ndaj rrezeve UV, mbipesha, mungesa eaktivitetit fizik dhe disa arsye të tjera mund të ndërlidhen me 14,4% të vdekjeve nga kanceri. (Wilson, Louise F., et al. 2017).

Shkencëtarët nga Instituti Berghofer për hulumtime Mjekësore QIMR, pohojnë se përqindja e përgjithshme është më e lartë, për shkak se shumë vdekje implikojnë dy nga këta faktor. Gjetjet e tyre, nënvizuan si shkak edhe rrezatimin e panevojshëm në diell, të dhëna të dala nga rastet e vdekjeve nga kanceri.

Të dhënat treguan, se në vitin 2013, 44.000 Australian vdiqën si shkak i sëmundjeve, nga të cilët 38% me mundësi parandalimi. Mbipesha dhe infeksionet ishin shkaktar i 5% të vdekjeve  në krahasim me 0,8% si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik. 

Grupi hulumtues, i drejtuar nga Dr. David Whiteman publikuan studimin e tyre në “International Journal of Cancer” duke treguar se shprehit e dëmshme nxitën 41% të vdekjeve nga kanceri te burrat, ndërsa 34% te gratë. Ky grup pohoj se ky dallim qëndron për shkak se burrat tymosin duhan dhe konsumojnë alkool më shume sesa gratë.

Ky studim tregon se kanceri nuk është gjithmonë çështje e gjeneve, duke treguar edhe rolin e sjelljes sonë ndaj trupit. Studimi sugjeron, se njerëzit mund të reduktojnë rrezikun nga prekja me kancer. Duke forcuar studime më të hershme se pjesa tjeter e vdekjëve nga kanceri mund të jetë pasojë e gabimeve në ADN.

Nga një studim i Qendrës për hulumtime të kancerit “John Hopkins Kimmel” erdhi në përfundim se supozimet e deri atëhershme se kjo sëmundje zakonisht trashëgohet nga një mënyrë jo e shëndetshme jetese është e gabuar. Nga studimi u kuptua se pa marrë parasysh sa i përsosur që është ambienti, gabimet në ADN mund të pasojnë me kancer. Ky studim shpjegoj, se pse kanceri paraqitet edhe tek njerëzit që respektojnë udhëzimet për një jetë të shëndetshme edhe pse nuk kanë raste të mëparshme të kancerit në familje (Tomasetti et. al. 2017). Ndalimi i tymosjes së duhanit dhe konsumimi i alkoolit, janë ndër këshillat më të hershme për parandalimin e kancerit, pasi që herët janë ndërlidhur drejtpërsëdrejti me paraqitjen e tij. Së fundi, shumë të dhëna tregojnë se edhe dietat e gabuara, mungesa e aktivitetit fizik dhe mbipesha jane faktorë në shfaqen e kancerit.

 

COPYCIGHT:  KY artikull është pronë e We Speak Science, institut  jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare  Dr. Detina Zalli ( Harvart University)  dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është përkthyer dhe përshtatur nga Dardan Beqaj.

REFERENCAT:

http://www.dailymail.co.uk/health/article-5179369/Nearly-40-cancer-deaths-prevented.html