1. Mëngjesi, gjerësisht njihet si vakti më i rëndësishëm i ditës.
  2. Konsumi i mëngjesit shoqërohet me rezultate pozitive për cilësinë e dietës, futjen e mikronutrientëve, gjendjen e peshës dhe faktorët e jetesës.
  3. Fëmijët që hanë mëngjes përformojnë  më mirë në klasë dhe në shesh lojërash, me përqendrim më të mirë, aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe koordinim sy-sy.
  4. Marrja e  mëngjesit mund të ndihmojë trupin të rregullojë përqendrimet e glukozës në gjak. Mos konsumimi  i mëngjesit ka treguar se rritet  hyperglycemia postprandiale (sheqeri i lartë në gjak pas një vakti) në njerëzit me diabet tip 2.

Mëngjesi, është sugjeruar që të ndikojë pozitivisht në të mësuarit tek  fëmijët në kuptimin e sjelljes, të njohurive dhe të performancës në shkollë. Megjithatë, këto pohime janë kryesisht të bazuara në prova që tregojnë efektet akute të mëngjesit në performancën njohëse. ( Front Hum Neurosci. 2013; 7: 425.)   U shqyrtuan efektet e mëngjesit në popullata të ndryshme, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë të kequshqyer ose të ushqyer mirë nga prejardhje të ndryshme socio-ekonomike (SES).   U morën parasysh efektet e përhershme dhe akute të mëngjesit dhe efektet e programeve të mëngjesit të shkollës (SBPs).   Provat treguan një efekt kryesisht pozitiv të mëngjesit në sjelljen gjatë  detyrave në klasë.   Ka pasur dëshmi sugjeruese se mëngjesi i përhershëm (frekuenca dhe cilësia) dhe programi  i mëngjesit të shkollës  kanë një efekt  pozitiv në performancën akademike të fëmijëve me efekte më të qarta në notat matematikore dhe aritmetike në fëmijët e kequshqyer.    Disa dëshmi sugjerojnë se cilësia e mëngjesit të përhershëm, në aspektin e sigurimit të një shumëllojshmërie më të madhe të grupeve ushqimore dhe të energjisë adekuate, ishte pozitivisht e lidhur me performancën ne shkollë. Sidoqoftë, këto shoqata mund t'i atribuohen pjesërisht konfuzorëve si niveleve  të ndryshme socio-ekonomike dhe dobësive metodologjike si natyra subjektive e vëzhgimeve të sjelljes në klasë.    Supozimet në lidhje me përfitimin e mëngjesit për të mësuarit e fëmijëve janë kryesisht të bazuara në prova që tregojnë efektet akute të mëngjesit në performancën njohëse të fëmijëve nga studimet laboratorike eksperimentale.   Megjithëse provat janë mjaft të përziera, studimet përgjithësisht tregojnë se ngrënja e  mëngjesit ka një efekt pozitiv në performancën kognitive të fëmijëve, veçanërisht në fushat e kujtesës dhe vëmendjes. (wesnes et al., 2003, 2012; widenhorn-Muller et al., 2008; Cooper et al., 2011; Pivik et al., 2012).                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        Fëmijët që zakonisht konsumojnë mëngjesin kanë më shumë gjasa që të kenë marrje të favorshme lëndëve  ushqyese duke përfshirë marrjen  më të lartë të fibrave dietike dhe karbohidrate gjithashtu  sasi yndyre dhe kolesteroli  më të ulët. (Deshmukh-Taskar et al., 2010). Mëngjesi gjithashtu jep një kontribut të madh në marrjen e përditshme të mikronutrientëve (Balvin Frantzen et al., 2013).                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             Hekuri, vitaminat B (folati, tiamina, riboflavina, niacina, vitamina B6 dhe vitamina B12) dhe Vitamina D janë përafërsisht 20-60% më të larta në fëmijët që rregullisht hanë mëngjes në krahasim me fëmijet që e mënjanojnë mëngjesin.   (Gibson, 2003).    

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London).  Artikulli është shkruar nga Dalina Perzefi ( Science Biologiche , Universita Politecnica delle Marche).

  REFERENCES:

 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3737458/  

 https://www.webmd.com/diet/features/many-benefits-breakfast#1                                                

 http://www.independent.co.uk/life-style/health-and-families/features/should-i-eat-breakfast-weight-gain-loss-metabolism-a6874601.html