Në dekadat e ardhshme, njerëzit në të gjithë botën pritet të jetojnë më gjatë. Dhe nëse ia dilni deri në të 65-tat, të dhënat tregojnë se potencialisht mund të jetoni dhe një 20 vjeçar tjetër. Ky është një lajm i mire në fakt. Lajmi jo i mire është se ato që  do jetojnë dhe 2 dekada të tjera, pas moshës 65 vjeçare me shumë mundësi do të preken nga sëpaku një sëmundje kronike.

Sëmundjet kronike janë sëmundje që zgjasin për një periudhë të gjatë kohore. Simptomat e sëmundjeve kronike në disa raste janë më pak të rënda se ato të fazes akute të po të njejtës sëmundje. Sëmundjet kronike mund të jenë progressive dhe të rezultojnë në humbje të plotë ose të pjesshme të aftësive.

Megjithatë, disa faktorë mund të ju ndihmojnë për të mos e pasur këtë shqetësim.

Top 7 sëmundjet kronike që prekin të moshuarit

  1. Sëmundjet e zemrës
  2. Insulti cerebral
  3. Kanceri
  4. Diabeti
  5. Artriti
  6. Obeziteti
  7. SPOK (Sëmundja pulmonare obstructive kronike)

Kostoja e këtyre sëmundjeve është shumë e lartë, duke i shndërruar ato në një barrë të madhe për sistemin shëndetsor.

Kostoja e të jetuarit me një sëmundje kronike është e konsiderueshme. Nëse planifikoni të jetoni mire në të 80-at, ju duhet të anashkaloni koston direkte dhe indirekte të kujdesit dhe të provoni të jeni pjesë e atyre njerëzve që nuk do ju duhet të jetojnë me përkujdesje gjatë gjithë jetës. Përgjigjja është parandalimi! Sekreti për të parandaluar sëmundjet kronike është aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme. Një tjetër zakon i mire për t`u ndjekur është dhe menaxhimi i sëmundjeve kronike, nëse keni të tilla që në moshë të re. Do ju prezantojmë me 7 këshilla parandaluese për të jetuar me mire nëse keni ose jo sëmundje kronike. Ndiqini ato me përpikmëri dhe ju mund të jeni pjesë e atyre të rriturve që jetojnë mbi 85 vjeç dhe gëzojnë shëndet të mire ose të shkëlqyeshëm.

  1. Mos konsumoni ushqime të paketuara
  • Ushqimet e shpejta janë të mbushura me kalori dhe të varfra me lëndë ushqyese.
  • Luajnë rol të rëndësishëm në obezitet.
  • Shkaktojnë nivele të larta kronike tëinsulinës.
  • Janë të mbushura me sasi të larta natriumi, një nga faktorët që kontribuojnë në presionin e lartë të gjakut, problemet e zemrës, sëmundjet e veshkave dhe të mëlçisë.

      2. Aktiviteti fizik

  • Trajnimi me interval tolerohet mire nga njerëzit me sëmundje të zemrës dhe mund të sjellë përfitime të rëndësishme.
  • Mund të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
  • Aktiviteti fizik mund t`ju ndihmojë të kontrolloni peshën dhe të jeni energjik.
  • Ndihmon në kontrollin e frekuencës dhe rëndesës së krizave të astmës.
  • Aktiviteti fizik dhe ushtrimet reduktojnë dhimbjen, përmirësojnë forcën muskulare në artikulacionet e dëmtuara dhe reduktojnë ngurtësimin e artikulacioneve.

      3. Shëndeti mendor

  • Qëndroni mendërisht aktiv.
  • Jini aktiv në shoqëri.
  • Konsumoni një dietë të shëndetshme.
  • Qëndroni fizikisht aktiv.
  • Flini aq sa duhet.
  • Mësoni si ta përballoni stresin.

    4. Mbroni shëndetin e kockave

  • Evitoni faktorët dëmtues si duhani, abuzimi me alkoolin, konsumimi i koka-kolës.
  • Bëni sëpaku 30 minuta ushtrime në ditë për të forcuar kockat.
  • Bëni ushtrime që ndihmojnë rënien në peshë si aerobia, vrapi, trajnimi me pesha dhe i rezistenës, ecja dhe aerobia në ujë.
  • Bëni testin e dendësisë së kockës.
  • Merrni Vitamina D dhe kalcium.

      5. Qëndroni pozitiv dhe shmangni trishtimin

  • Mbështetuni tek familja dhe shoqëria në kohë krize.
  • Kontrolloni stresin me patjetër.
  • Merrni trajtimin e duhur në fazat e hershme të depresionit për të parandaluar përkeqësimin e tij.
  • Thjeshtojeni jetën tuaj.
  • Formoni një grup ku mund të mbështeteni.
  • Mos u izoloni.
  • Merrini gjërat me lehtësi dhe qetësohuni.

      6. Ulni kolesterolin dhe presionin e gjakut

  • Humbni peshë.
  • Konsumoni më pak kripë.
  • Hani më shumë fibra.
  • Hani më shumë fruta dhe perime.
  • Shmangni abuzimin me alkoolin.
  • Merrni kalcium dhe magnez.
  • Kufizoni kafeinën.

      7.Shmangni kontaktin me kimikate

  • Reduktoni ekspozimin ndaj karcinogjenëve dhe kimikateve që ndërhyjnë tek hormone duke pirë shumë ujë.
  • Evitoni mishin e proçesuar, të djegura ose shumë të pjekur që përmban amina heterociklike, që formohen në mishin e pjekur shumë.
  • Mos e ndizni në maksimum bombolën e gazit, pasi mund të vendoset në kontakt me mushkëritë dhe lëkurën.
  • Mos i dërgoni në pastrim kimik rrobat tuaja. Detergjentët me përmbajtje të njohur si per kloretilen mund të shkaktojnë kancer mëlçie, veshke dhe leuçemi, sipas EPA.
  • Mbajeni celularin tuaj larg kokës.
  • Zgjidhni një doktor me eksperience për të lexuar mamografinë tuaj.

 

Këto këshilla ju ndihmojnë të evitoni disa faktorë të rrezikshëm për shëndetin tuaj.Një këshillë të fundit, herën tjetër kur të jeni në dyqanin e ushqimeve, evitoni tundimin për të blerë karamele, patatina, cigare ose pije të ëmbëlsuara.Filloni një revolucion për shëndetin tuaj dhe kërkoni mundësi zgjedhjeje të shëndetshme nga këto dyqane.

COPYRIGHT: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli është shkruar nga Detina Zalli dhe Harmela Sinanaj (Universiteti i Mjekësisë, Tiranë).

REFERENCAT:

  • https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK11795/
  • http://www.huffingtonpost.com/carol-marak/common-chronic-diseases_b_8006968.html
  • https://www.cdc.gov/nccdphp/dch/programs/healthycommunitiesprogram/overview/diseasesandrisks.htm
  • http://www3.imperial.ac.uk/newsandeventspggrp/imperialcollege/newssummary/news_25-9-2012-13-43-54